Historianët bullgarë do të nisen për në Strasburg më një mision të vetëm, për të bindur eurodeputetët se qendrimi i Bullgarisë në raport me veton e vendosur ndaj Maqedonisë është i drejtë dhe se kërkesat e tyre janë korrekte dhe të pamohueshme.
Mediat bullgare kanë potencuar se historianët bullgarë vazhdojnë ta dërgojnë përpara çështjen e hapur me Maqedoninë e Veriut.
Arkeologu Nikolai Ovçarov thotë së diskutimi i këtyre temave në këtë moment ndoshta do të acaronte edhe më shumë raportet ndermjet dy vendeve, por patjetër duhet diskutuar.
“Ky udhëtim vjen shumë vonë. Prej dy vitesh propozoj të shkoj me prof. Plamen Pavlov dhe prof. Ana Koçeva për të folur për këtë çështje. Dy vjet më parë kur lindi ideja, kjo mosmarrëveshje ishte ndryshe. Tani kjo mosmarrëveshje fjalë për fjalë është duke vluar dhe do të shpërthejë në çdo moment dhe kjo është arsyeja bazike që edhe pse është shumë vonë, është mirë të bëhet kjo”, tha arkeologu Nikolai Ovçarov.
Sipas tij, Bullgaria po bën një kompromis të madh sepse “njeh identitetin maqedonas”, ndërsa vendi duhet “të njohë historinë bullgare vetëm deri në vitin 1944”.
“Bullgaria nuk dëshiron asgjë të pazakontë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Ka disa gjëra shumë të qarta nga të cilat Maqedonia e Veriut duhet të heqë dorë. Mbi të gjitha është gjuha e urrejtjes, e manipulimit dhe e falsifikimit. Nga ana tjetër, nuk mund të anashkalojmë dhjetëra apo edhe qindra mijëra njerëz që kanë identitet bullgar. Është koha që t’u thuhet qartë dhe pa mëdyshje eurodeputetëve, të gjitha institucioneve në Bruksel dhe Strasburg, se e vërteta është një dhe nuk mund të nëpërkëmbet, sepse është në kundërshtim me vlerat universale evropiane”, thotë profesori bullgar, Plamen Pavlov.
Ai thotë se ndërkombëtarët duan të bëjnë presion edhe mbi palën bullgare sepse, sipas tij, qeveria në Sofje ka një “qëndrim mjaft hezitues”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trendafilov: Shporta zyrtare konsumatore është tentim për minimizimin e rolit të sindikatave dhe mosrritjen e pagave
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Qarkullimi pas bojkotit të marketeve, qytetarët kanë blerë për 11.2% më shumë sesa të shtunën paraprake
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet