LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë

Mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të karakterizojë motin gjatë këtyre dy ditëve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.


Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe  veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/