LAJMI I FUNDIT:

Gruas meksikane i transplantohet veshi me teknologji të printuar 3D

Gruas meksikane i transplantohet veshi me teknologji të printuar 3D

Një grua 20-vjeçare është bërë personi i parë që iu është nënshtruar një transplanti të suksesshëm të veshit me teknologji të printuar 3D.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pacientja, e njohur vetëm si Alexa nga Meksika, është lindur me mikrotia, një defekt i rrallë në lindje që bën që pjesa e jashtme e veshit të jetë e vogël dhe e paformuar dhe gjithashtu mund të ndikojë në dëgjim.

Arturo Bonilla, një kirurg pediatrik rindërtues i veshit në San Antonio, kreu operacionin e implantit tek gruaja duke hequr gjysmën e një grami kërc nga mbetjet e veshit të saj me mikroti dhe më pas e dërgoi atë në 3DBio Therapeutics në Long Island City, Queens, së bashku me një skanim 3D të veshit të saj normal.


Në objekt, kondrocitet e Alexa-s, të cilat janë qeliza përgjegjës për formimin e kërcit, u izoluan nga kampioni i indeve dhe u rritën në një grumbull të veçantë lëndësh ushqyese, duke i kthyer ato në miliarda qeliza.

Këto u futën në një bio-printer të specializuar 3D me një shiringë dhe e kthyen në një formë të vogël të zgjatur që ishte një kopje pasqyre e veshit të shëndetshëm të pacientes.

I gjithë procesi i printimit zgjati më pak se 10 minuta.

Forma e printuar e veshit u dërgua më pas në ruajtje të ftohtë te Dr Bonilla dhe ai më pas e implantoi veshin nën lëkurë pikërisht mbi nofullën e Alexa-s. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

Teknologji
Kalo në kategori