LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk porosi për punonjësit në Tesla: Kthehuni në zyrë ose mos u ktheni fare

Elon Musk porosi për punonjësit në Tesla: Kthehuni në zyrë ose mos u ktheni fare

Themeluesi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka kërkuar nga punonjësit e kompanisë së tij që të kthehen menjëherë në vendin e tyre të punës, përndryshe do të mund të kërkojnë punë diku tjetër.

“Të gjithë që duan të punojnë nga distanca, duhet të jenë në zyrë minimalisht (mendoj në minimum) 40 orë në javë, përndryshe mund të largohen nga Tesla. Kjo është më e paksa që kërkojnë nga punonjësit e fabrikës”, ka shkruar Musk në një letër elektronike që ia ka dërguar drejtorit të kompanisë, letër kjo që e siguruan edhe mediat amerikane, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se zyra duhet të jetë vendi parësor i punës për punonjësit, ku gjendet edhe pjesa tjetër e punonjësve me të cilët komunikojnë rregullisht – e jo një degë e largët që nuk ka kurrfarë obligimesh sa i përket punës.


Në anën tjetër Telsa nuk ka dashur të komentoj letrën e Musk, por një gjë të tillë vet Musk e ka konfirmuar në Twitter ku është pyetur: “Hej Elon… ndonjë koment për njerëzit që mendojnë se puna në vendin e tyre të punës është një koncept i vjetërsuar? Ai është përgjigjur: “duhet të shtiren sikur janë duke punuar diku tjetër”. /Telegrafi/