LAJMI I FUNDIT:

Dënime për vrasje në tentativë e përdorim të armëve, cila është e kaluara kriminale e të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj?

Dënime për vrasje në tentativë e përdorim të armëve, cila është e kaluara kriminale e të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj?

Qendrim Januzi është arrestuar në shtunën nga autoritetet e sigurisë në Kosovë si i dyshuari kryesor për vrasjen e Gazmend Hysenit në Ferizaj.

Në Gjykatën e Ferizajt figurojnë disa dosje kriminale të cilat kanë rënduar në të kaluarën mbi Qendrim Januzin, i cili aktualisht është duke marrë tretman mjekësor në spital dhe të cilit i është vendosur masa e paraburgimit për veprën penale – vrasje e rëndë.

Dosjet e Januzit janë kryesisht për posedim të armëve, një rast të vrasjes në tentativë e përdorim i armës.


Mediumi kishte raportuar në bazë të dosjes së Prokurorisë se vrasjes dyshohet se i ka paraprirë një incident i zjarrvënies në të cilën ishte përfshirë vetura e vëllait të të dyshuarit kryesor për vrasjen.

Kjo pasi që Qendrim Jonuzi kishte raportuar në Polici se veturën e vëllait e kishte djegur tashmë i vrari Gazmend Hyseni. Kjo më pas ishte trajtuar nga ana e Policisë dhe në fund kishte rezultuar se Hyseni nuk ishte i dyshuar pasi nuk kishte qenë në atë kohë në afërsi të vendit të ngjarjes.

Problemet me ligjin në Kosovë, Januzi sipas të dhënave të Gjykatës i ka nisur që nga viti 2010. Ai ndër vite dyshohet se ka kryer disa vepra penale për të cilat ka marrë edhe dënim. Një rast i shënuar sipas të dhënave që ka siguruar Kallxo ka përfunduar me procedurë të ndërmjetësimit ndërsa vepra penale dyshohet se ka qenë – lëndim i lehtë trupor.

Dy vite më parë, Qendrim Januzi ishte dënuar nga Gjykata e Ferizajt për veprat penale – përdorim i armës dhe posedim i armës pa leje.

Të njëjtit për përdorim të armës i ishte shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 5 mijë eurove. Në këtë dënim i ishte llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 3 gusht 2020 deri më 14 shtator 2020 ndërsa për posedim të armës i ishte shqiptuar dënimi me kusht prej 1 viti nëse i njëjti nuk do të kryente vepër tjetër penale.

Në vitin 2019 me aktvendim të Gjykatës së Ferizajt në Qendrën e Ndërmjetësimit ishte vendosur aprovimi i marrëveshjes së ndërmjetësimit për veprën penale – lëndim i lehtë trupor.

Në vitin 2018, Qendrim Januzi ishte shpallur fajtor për veprën penale – armëmbajtje pa leje. Atij i ishte shqiptuar dënimi me gjobë në shumën prej 500 eurove.

Gjykata e Ferizajt ka thënë se vendime të gjyqësorit në Kosovë ndaj Qendrim Januzit janë evidentuar edhe në vitet 2010-2011.

Në atë kohë Qendrim Januzi ishte në moshën 18-19-vjeçare, kohë kjo e cila konsiderohet se nuk kishte qenë i mitur kur kishte marrë vendimet e gjykatës për veprat penale që dyshohet se i kishte kryer.

“Me aktvendim të Gjykatës së Qarkut në Prishtinës të datës 04.02.2011, është shpallur fajtor për shkak të veprave penale vrasja e rendë në tentativë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, është përgjigjur Gentiana Hoxha, zyrtare ligjore në Gjykatën e Ferizajt.

Për këto vepra penale Qendrim Januzi ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vitesh. Në të njëjtin dënim ishte llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 7 shtator 2010 deri më 4 shkurt 2011.

Një vendim tjetër i Gjykatës Komunale të Ferizajt ishte evidentuar edhe në vitin 2010. Qendrim Januzit i ishte shqiptuar në atë kohës masa edukative- dërgimi në institucion edukativo korrektues me kohëzgjatje një vit. Në pajtim me të dhe përfaqësuesin e tij ligjor i njëjti vendim ishte zëvendësuar me urdhër për punë në dobi të përgjithshme në kohëzgjatje prej 120 orë të cilat ka qenë i obliguar që t’i përfundojë në periudhë kohore brenda katër muajve./KALLXO

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori