LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Partnerët ndërkombëtarë po mundohen që me idetë e tyre të bindin Bullgarinë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë

Osmani: Partnerët ndërkombëtarë po mundohen që me idetë e tyre të bindin Bullgarinë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se është në komunikim të rregullt me ​​Ministren e Jashtme bullgare Teodora Gençovska për të tejkaluar mosmarrëveshjet gjatë presidencës franceze të BE-së, duke shtuar se ka pasur iniciativa të shumta nga partnerët ndërkombëtarë me idetë e tyre në këto bisedime, duke përfshirë Francën si mbajtëse aktuale të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Duke qenë aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillohet Dialogu Strategjik mes dy vendeve, ndihem i detyruar t’u përgjigjem disa pyetjeve që po mbërrijnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe që kanë të bëjnë me bisedimet që po zhvillohen me Republikën e Bullgarisë”, thuhet në njoftimin e Osmanit.

Ai shtoi se është në komunikim të rregullt me ​​homologen e tij bullgare Gençovska, me qëllim që, siç tha ai, të sigurohet intensifikimi i bisedimeve në një periudhë të denjë, në të gjitha nivelet ndërmjet dy ministrive, për të tejkaluar mosmarrëveshjet gjatë periudhës së presidencës franceze të BE-së”.


“Janë të shumta nismat e partnerëve tanë ndërkombëtarë, me idetë e tyre për t’u përfshirë në këto bisedime, ndër të cilat natyrisht është edhe Franca si kryesuese aktuale e Këshillit të Bashkimit Evropian. Të gjitha palët e përfshira në proces po bëjnë të gjitha përpjekjet për të ofruar një propozim tavoline që do të largoj veton për integrimin tonë evropian, i cili gjithashtu do të ishte në përputhje me qëndrimet për të cilat Qeveria u angazhua përmes një deklarate në Kuvend”, shtoi Osmani në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori