LAJMI I FUNDIT:

Tjetërsim pronash në Ksamil e Sarandë, arrestohet drejtori i Urbanistikës

Tjetërsim pronash në Ksamil e Sarandë, arrestohet drejtori i Urbanistikës
Panoramic view on Sarande city at suny day, Albania.

Drejtori i Urbanistikës të Bashkisë së Sarandës, Pandi Zhoga, punonjësja e Urbanistikës, Rovena Aliaj dhe noteri Aleko Anagnosti kanë rënë në prangat e policisë për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Sarandës nxori rreth 10 urdhër-arreste për punonjësit në bashkinë dhe kadastrën e qytetit për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas informacioneve, ata kanë tjetërsuar pronat në Ksamil dhe Sarandë. Operacioni vijon ende për të vënë në pranga të gjithë personat që kanë shpërdorur detyrën.


Kujtojmë se institucioni shtetëror me më shumë kallëzime penale dhe civile në prokurori dhe gjykata është kadastra. Një prej problemeve më të mëdha të qytetarëve shqiptarë është marrja e pronësisë së tokave.

Kujtojmë se më parë Kadastra e Sarandës është gjetur me shkelje nga njësia antikorrupsion.

Më parë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një konferencë për mediat tha se janë paditur penalisht 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë në kadastrat e vendit për legalizime të paligjshme. /Top Channel/