LAJMI I FUNDIT:

Google Assistant së shpejti do të identifikojë zërin e përdoruesit

Google Assistant së shpejti do të identifikojë zërin e përdoruesit

Përmes analizës së aplikacionit të Google për Android, janë zbuluar planet potenciale të kompanisë që do të avancojnë asistentin virtual Google Assistant.

Edhe pse APK nuk jep gjithmonë informacione precize, është interesant të shihet sesi hapi i ri i madh i Google avancon asistentin virtual, transmeton Telegrafi.

Sistemi do të mund të analizojë zërin e përdoruesit, e në këtë mënyrë do të përshpejtojë përgjigjen me precizititet, pasi që zëri i përdoruesit dhe përdorimi i fjalëve do të identifikohen nga Google Assistant.


Asistenti do të ketë qasje në serverët e Google, ku do të analizojë bisedat e përdoruesve. Funksioni sigurisht do të mundësojë avancimin, identifikimin e komandave dhe emrave të kontakteve.

Megjithatë, për shkak të brengës së privatësisë, besohet që Google do të ofrojë opsionin për fikjen e identifikimit të zërit – nëse përdoruesi nuk dëshiron që zëri i tij të memorizohet diku. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google Maps fshin gjithçka: Keni ende pak kohë - kështu mund t'i ruani të dhënat tuaja

Google Maps fshin gjithçka: Keni ende pak kohë - kështu mund t'i ruani të dhënat tuaja

Teknologji
Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?

Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?

Teknologji

"Nga rivalë politikë në shokë": Videoja virale e gjeneruar me Al shfaq Trumpin dhe Bidenin duke shijuar momente të këndshme së bashku

Teknologji
A mund të shkaktojë Bluesky fundin e rrjetit social X të Elon Musk?

A mund të shkaktojë Bluesky fundin e rrjetit social X të Elon Musk?

Teknologji
Premiera: Samsung Galaxy A16

Premiera: Samsung Galaxy A16

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Kalo në kategori