LAJMI I FUNDIT:

Policia e Tetovës me thirrje për çiklistët

Policia e Tetovës me thirrje për çiklistët
Foto: Koha.mk

Nga mesi i këtij muaji, sidomos në rrugët e rajonit Tetovë-Gostivar është rritur dukshëm numri i çiklistëve-pjesëmarrës në komunikacion. Për shkak se në shumë nga rrugët e zonës nuk ka shtigje të projektuara posaçërisht për ta, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë bënë thirrje te çiklistët të lëvizin siç duhet, gjegjësisht djathtas në rrugë, njëri pas tjetrit, e jo paralel krahas njëri-tjetrit.

Gjithashtu këshillohet që në mbrëmje të kenë ndriçim të mjaftueshëm dhe të shmangin rrugët e errëta, t’u kushtojnë vëmendje tabelave dhe procedurave kur kthehen majtas ose djathtas, por edhe të zbresin nga biçikleta për të kaluar rrugët në vendkalimet e shënuara etj.

“Në të kundërtën, çiklistët do të përballen me sanksionet e parapara me ligj, përkatësisht do t’u përgatiten parashtresat përkatëse, ndërsa varësisht nga lloji i kundërvajtjes, sipas nenit 97 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, ku parashihen gjoba me vlerë prej 50 euro në kundërvlerë në denarë. Nga ana tjetër, drejtuesit e automjeteve dhe mjeteve të tjera, të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj çiklistëve dhe këmbësorëve, veçanërisht në rrugët më të frekuentuara”.


“Sepse, në mesin e atyre që ngasin biçikleta, shpesh ka edhe të mitur që nuk janë aq të aftë në drejtimin dhe e kanë më të vështirë përballjen, sidomos në kryqëzime, në kolona automjetesh dhe të ngjashme”, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori