Edhe pse konkursi për drejtor të bordit për Njësitin e Intelegjencës Financiare është hapur me 3 gusht të vitit të kaluar, ende kjo pozitë ka mbetur bosh. Ministria e Financave thotë se shumë shpejt konkursi do të përfundojë, derisa nga Instituti i Kosovës për Drejtësi mungesa e drejtorit të NJIF-ut mbetet shqetësuese.
Qysh nga tre gushti i vitit të kaluar, Njësiti i Inteligjencës Financiare është pa drejtor.
E ky dikaster shumë i rëndësishëm brenda Ministrisë së Financave, nga ajo kohë po funksionon me ushtrues të detyrës.
Vetëm tre ditë pas shkarkimit të ish-drejtorit të NJIF-it, për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore, kjo Ministri ka hapur konkursin për drejtor.
Por, edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj, nga ky konkurs ende nuk ka dalë emri i drejtorit të ri.
Nga Ministria e Financave, thonë se një gjë e tillë do të ndodh shumë shpejt.
“Më datën 7 gusht 2021 është shpallur konkursi për këtë pozitë dhe janë përmbyllur të gjitha procedurat e konkursit (shqyrtimi i aplikacioneve, publikimi i listës së ngushtë, procedurat ankimore për listën e ngushtë dhe intervistat). Tashmë, Komisioni Rekrutues është duke e përmbyllur raportin final, për t’i proceduar Bordit të NJIF-K për vendimmarrje”, ka thënë Muharrem Shahini nga Divizioni për Komunikim me Publikun MFPT.
Për vonesën e zgjedhjes së Drejtorit të ri të NJIF-ut, RTV Dukagjini i ka drejtuar pyetje edhe Qeverisë së Kosovës, por nga ky institucion nuk është kthyer përgjigje.
Kurse, Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, për këtë njësit duhet të ketë sa më shpejtë një drejtor me mandat të plotë.
“Duke marrë parasysh që ushtruesi i detyrës së drejtori ka shumë kompetenca, prapë se prapë është shumë e rëndësishme qe për Njësinë për Inteligjence Financiare edhe për secilin institucion tjetër që të ketë të zgjedhur një drejtor të rregullt dhe me mandat të plotë, sepse i njëjti nëse ka një mandat të kësaj natyre mund të bëjë planin e punës se ku e sheh një institucion të caktuar dhe kjo nuk mund të ndodhë me ushtruesin e detyrës”, ka thënë Shala.
Njësia për Inteligjencë Financiare është institucion i pavarur kombëtar përgjegjës për bërjen publike të informacionit në lidhje me pastrimin potencial të parave dhe financimin e terrorizmit./Portali D/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit