LAJMI I FUNDIT:

Kasami thirrje qytetarëve: Mos dilni pa nevojë në qytet, kujdesuni për shëndetin tuaj

Kasami thirrje qytetarëve: Mos dilni pa nevojë në qytet, kujdesuni për shëndetin tuaj

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka kërkuar që qytetarët të jenë të kujdesshëm për shëndetin e tyre, pas ndotjes së ajrit që u shkaktua nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë në hyrje të qytetit.

Kasami në Facebook iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin pa nevojë në qytet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një fabrikë në hyrje të qytetit, cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre. Më të prekurit janë ata me sëmundje të mushkërive, frymëmarrjes dhe të zemrës, të cilët sot duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin raportet e cilësisë së ajrit”.


“Ata qytetarë që duhet të jenë jashtë, duhet të mbajnë maska mbrojtëse, mundësisht H95. Mbani dritaret dhe dyert e mbyllura në shtëpitë tuaja dhe kujdesuni për shëndetin tuaj”, shkruan Kasami.

Ndryshe, ende nuk ka informacione në lidhje me shkaktarët e zjarrit dhe nuk është raportuar për të lënduar dhe viktima./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori