LAJMI I FUNDIT:

Zjarri zgjerohet në fabrikat tjera afër ish-Monopolit në Tetovë

Zjarri zgjerohet në fabrikat tjera afër ish-Monopolit në Tetovë

Zjarri që kaploi ish-fabrikën e Monopolit në Tetovë, është përhapur edhe në fabrikat tjera që ndodhen afër.

Zjarri ka djegur materialet e tyre, ndërsa ka shkaktuar tym dhe erë të keqe.

Pamje nga zjarri në Tetovë, rrezikohen objektet përreth Monopolit
Lexo po ashtu Pamje nga zjarri në Tetovë, rrezikohen objektet përreth Monopolit

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe zjarrfikës nga qytete të tjera dhe ushtria e vendit, por ende nuk kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Policia e Tetovës me apel: Qytetarët të shmangin daljen në qytet
Lexo po ashtu Policia e Tetovës me apel: Qytetarët të shmangin daljen në qytet

Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve përreth ish fabrikës së Monopolit.

Përveç zjarrfikësve dhe ushtrisë, në shuarjen e zjarrit janë bashkangjitur edhe kompanitë private, të cilat kanë vendosur në dispozicion makineritë e tyre./Telegrafi/