Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme ka miratuar ankesën e biznesmenit Aziz Tafa kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për rastin e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”.
Supremja, në një aktgjykim të shpallur më 25 maj, ka urdhëruar AKP-në të kthejë rastin në gjendjen e mëparshme dhe ka urdhëruar AKP-në që të ekzekutojë këtë vendim brenda disa ditësh.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar aktvendimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në të cilën me shumicë votash është vendosur masë e përkohshme ndaj vendimit të Bordit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova nën administrim direkt të AKP-së deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të saj.
Në një njoftim për media thuhet se me këtë përkohësisht është vendosur që një pronë me interes publik për zhvillimin ekonomik të Kosovës të largohet nga administrimi i një institucioni shtetëror siç është AKP-ja dhe të kthehet nën administrim të palës private.
AKP thekson se i respekton vendimet e gjykatës, por është jashtëzakonisht e befasuar.
“AKP i respekton në tërësi vendimet e gjykatës, por është jashtëzakonisht e befasuar me vendimin e gjykatës dhe se dëshiron të njoftoj publikun e gjërë dhe të gjitha palët e interesit, se kjo është hera e parë që nga themelimi i AKP-së dhe ish-AKM-së, që për vendimet e Bordit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve për arsye të shkeljeve të kontratave të privatizimit me spin-off special, që një pronë largohet me vendim të gjykatës nga administrimi publik dhe bartet nën administrim privat”.
“AKP-ja është urdhëruar që të bëj pranim-dorëzimin e ndërmarrjes, prandaj në frymën e kësaj dhe nën respektim të vendimeve të Gjykatës, planifikon ta bëj pranim-dorëzimin më 30 maj 2022 në ora 11 në objektet e Agrokosovës”.
AKP vazhdon të insistojë se vendimet janë marrë në përputhje të plotë me ligjin dhe bazuar në 5 auditimet e jashtme të pavarura, të cilat auditime kanë vërtetuar përtej çdo dyshimi se brenda tërë periudhës sa ka zgjatur afati për përmbushjen e zotimeve për investime dhe punësime nga viti 2007 deri prill 2017, ish-blerësi nuk i ka përmbushur zotimet sipas kontratës se shitblerjes se kësaj ndërmarrjeje.
Historiku i privatizimit
AgroKosova Holding apo ish-NBI Suhareka është privatizuar më datën 27 gusht 2007 nga blerësit Gruppo Vinicolo Fantinel dhe QMI përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e XIX-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999 euro.
Njëri nga zotimet e kontraktuara ishte që bleri të bëjë investime në vlerë prej 8.6 milionë eurove brenda periudhës dy vjeçare.
Te pjesa e punësimit, blerësi zotohej se do të punësonte minimum 172 punëtorë për 6 muajt e parë, ndërsa gjatë vitit të dytë të punësonte minimum 345 punëtorë.
AKP thotë se si rezultat i mos përmbushjes së Marrëveshjes së Zotimeve, nga viti 2011 deri në vitin 2013 i ka lëshuar blerësit ndëshkimet financiare në vlerë prej 3,579,997.53 euro, për të cilat ndëshkime blerësi ka bërë ankesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, për të cilat ende nuk ka vendim përfundimtar, shkruan Telegrafi.
Që nga fillimi i periudhës së zotimeve e deri në shtator 2019, në ndërmarrjen AgroKosova Holding janë realizuar pesë auditime të jashtme.
Po ashtu, AKP thotë se blerësi dhe ndërmarrja kanë bërë shkelje të rëndë të kushteve të kontratës, sepse sipas tyre janë përmbushur vetëm 24.67 për qind e zotimeve për punësim, deri më 15 prill 2017.
Në anën tjetër, AKP thotë se shkelje e kontratës është edhe fakti se edhe zotimin për investime e kanë përmbushur vetëm në 85.79 për qind. Investimet e verifikuara nga auditorët e jashtëm kanë qenë 7,378,005.82 nga vlera prej 8.6 milionë e paraparë në kontratë.
Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, AKP thekson se në përputhje me kompetencat dhe mandatin ligjor si dhe në përputhje me Marrëveshjen e Zotimit, Bordi i Drejtorëve ka miratuar tërheqjen e aksioneve të AgroKosova Holding nga Suhareka dhe kthimin e tyre në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Veç kësaj, AKP thotë se ka marr vendim që të kërkohet nga blerësi që të kthej mjetet e shpronësimit të cilat i janë paguar nga Qeveria e Kosovës për shpronësimin e disa pronave të ndërmarrjes për nevoja të autostradës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A