LAJMI I FUNDIT:

Trepça ngushton epërsinë e Golden Eagle Ylli – në “Minatori” mund të përcaktohet gjithçka

Trepça ngushton epërsinë e Golden Eagle Ylli – në “Minatori” mund të përcaktohet gjithçka
Foto: Arkiv

Trepça e ka mposhtur Golden Eagle Yllin në serinë e finaleve, për ta ngushtuar atë në 2-1.

Skuadra nga Mitrovica triumfoi me rezultat tejet të ngushtë, 58-55 (17:20, 12:10, 13:10, 16:15) ndaj asaj të Suharekës.


Në dy takimet e para fituan therandasit dhe janë më afër të mbrojnë titullin e kampionit. Për tu shpallur kampion Ylli duhet të fitojë edhe një përballje, kurse mitrovicasit duhet t’i fitojnë dy ndeshjet e ardhshme për të fituar titullin e kampionit, që iu mungon nga viti 2012.

Ylli mposht edhe në ndeshjen e dytë Trepçën, një fitore larg titullit
Lexo po ashtu Ylli mposht edhe në ndeshjen e dytë Trepçën, një fitore larg titullit

Takimin e parë e fitoi Ylli 63:62, kurse në sfidën e dytë fituan në “Minatori” të Mitrovicës 46:60.

Finalja vuri përballë dy skuadrat më të mira në garat e rregullta, ku kampioni aktual përfundoi në vendin e parë, kurse ‘Xehetarët’ në vendin e dytë.

Ylli fiton dramën me Trepçën, kalon në epërsi në serinë finale
Lexo po ashtu Ylli fiton dramën me Trepçën, kalon në epërsi në serinë finale

Të dy finalet sollën interesim të jashtëzakonshëm, duke arsyetuar epitetin e finales dhe kështu doli të ishte edhe sot (e diel) në Suharekë.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në arenën “Minatori”, e në rast se fiton Golden Eagle Ylli, atëherë shpallet kampion, e nëse Trepça e barazon në 2-2, do të luhet edhe takimi i pestë për të përcaktuar kampionin në basketbollin kosovar. /Telegrafi/

Foto: Kosovo Basketball Federation/Facebook

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori