Deri vonë, 500 euro në muaj i ka mjaftuar familjes katërantarëshe të Leutrim Kabashit për blerjen e produkteve ushqimore. Rroga e tij më nuk mjafton.
“Po blej më pak gjëra, po i blej produktet me çmime të lira, normal me cilësi ndoshta më të dobët”, thotë Leutrimi, i cili punon si shitës në një kompani tregtare.
Ngritjen e çmimeve ai ka filluar ta vërejë dy muaj më parë.
“Me një fjalë, shporta mujore apo javore e familjes time më nuk është siç ka qenë”, thotë ai.
Sedat Gushlla, i cili punon si menaxher në një restorant, beson se çmimet kanë shënuar rritje për 30 për qind.
Ai jeton në Prishtinë me familjen e tij treanëtarëshe.
“Përbërësit kryesore të kuzhinës – mielli, sheqeri, vaji –kanë ngritje. Njëri prej llojit të mishit, bifteku, kilogrami i të cilit ka qenë 13 euro vitin e kaluar u rrit në 15, e tani është bërë 20 deri në 23 euro”, tregon ai.
Shqetësimi i qytetarëve për rritje të çmimeve ka nisur qysh në fillim të këtij viti. Edhe të dhënat tregojnë se kostoja minimale e shpenzimeve jetësore është në rritje.
Të dhënat zyrtare të anketës së buxhetit të ekonomive familjare në Kosovë publikohet çdo pesë vjet. E fundit ishte në vitin 2018, me të dhënat për vitin 2017.
Sipas këtyre të dhënave, konsumi mujor për një qytetar në Kosovë ishte 125 euro, ndërkaq konsumi i përgjithshëm për një ekonomie familjare (deri në pesë anëtar) ishte 650 euro.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), norma vjetore e inflacionit në muajin prill të vitit 2022 ka arritur në 11.2 për qind, nga 1.9 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Raporti i fundit i ASK-së për nivelin e pagave mesatare në Kosovë tregon se në vitin 2017 paga mesatare bruto ishte 431, ndërkaq në vitin 2021 ishte 484 euro.
Shatri: Shporta minimale e konsumatorit, 370 euro
Niveli i inflacioni nga ekspertë të ekonomisë thuhet të jetë më i lartë dhe atë mbi 25 për qind.
Sipas vlerësimeve të bëra nga ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, nëse në vitin 2017 shporta mujore për një qytetar ka qenë 125 euro, me ngritjen e çmimeve ndër vite, kjo shumë është trefishuar.
“Praktikisht, nga jeta e përditshme po shihet se ai buxhet i vitit 2017 nuk mjafton as për pak ditë. Nga vlerësimi im, 125 euro sa ka qenë kostoja minimale e shportës së konsumatorit, tashmë është bërë 370 euro”, thotë Shatri.
Sipas tij, këtë situatë mund ta zbusë zbritja e disa tatimeve fiskale, siç janë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për disa produkte, si dhe heqja e akcizës po ashtu për disa produkte.
Në anën tjetër, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në bazë të një analize që kishin bërë muaj më parë, ka vlerësuar se shporta mujore e një familjeje katëranëtarëshe në Kosovë, kap vlerën prej 470 eurosh.
“[Këtu janë llogaritur] pagesa e energjisë, shërbimet komunale, transporti, ushqimi e gjërat tjera bazike”, kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Jusuf Azemi, kryetar i kësaj sindikate.
Ndërkaq, Selatin Kaçaniku, aktivist i të drejtave të konsumatorit, thotë se qytetarët janë në situatën më të vështirë që kanë mundur të jenë ndonjëherë.
Sipas tij, situata me çmime që fillimisht kishte prekur shtresat e varfër, tani po vërehet edhe te shtresa e mesme, e cila, siç thotë Kaçaniku, po varfërohet.
“Derisa ne nuk kemi treg vendor, gjithmonë do të kemi probleme të tilla. Institucionet duhet të veprojnë karshi lehtësimit të jetës së qytetarëve”, thotë ai.
Kosova importon produktet edhe më elementare siç janë mielli dhe produktet e qumështit.
Ngritja e lartë e çmimeve të konsumit ka kthyer në diskutim te skena politike çështjen e tërheqjes së kursimeve pensionale. Një tërheqje prej 10 për qind e këtyre mjeteve ishte bërë edhe në vitin 2020, pas krizës ekonomike që shkaktoi pandemia e koronavirusit.
Në Kuvendin e Kosovës pritet vihet në rend dite ndryshimi i Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili në rast se kalon, do t’iu mundësonte kontribut-paguesve të tërheqin një përqindje të kursimeve pensionale.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka kundërshtuar tërheqjen e këtyre fondeve, me arsyetimin se një vendim i tillë do të përbënte goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit pensional dhe do të reduktonte vlerën reale të pensioneve të ardhshme./REL
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës