LAJMI I FUNDIT:

Gjini takon bizneset e Gjakovës, iniciohet formimi i Klubit të Bizneseve

Gjini takon bizneset e Gjakovës, iniciohet formimi i Klubit të Bizneseve

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka takuar sot disa nga përfaqësuesit e bizneseve që operojnë e veprojnë në komunën e Gjakovës.

Qëllimi primar i këtij takimi ishte inicimi i formimit të Klubit të Bizneseve të Gjakovës, si një mundësi e mirë që bizneset të kenë një trup të përbashkët që do të ndikojë në përmirësimin e të bërit biznes e rrjedhimisht edhe fuqizimin e sektorit prodhues, shërbyes e tregtar në Gjakovë.


Në bashkëbisedim me përfaqësuesit e bizneseve, kryetari Gjini ka rikujtuar se në 4 vitet e fundit, biznesi në Gjakovë ka pasur një hov të madh të zhvillimit dhe kjo falë guximit dhe vendosmërisë së vet bizneseve për të avancuar aktivitetin e vet, por edhe falë qeverisjes lokale e cila në këtë mes e llogarit veten jo si pushtet, por si partner i bizneseve private. /Kp/Telegrafi/