LAJMI I FUNDIT:

Nga Al Jazeera thonë se do ta dërgojnë në GJND rastin e gazetares së vrarë

Nga Al Jazeera thonë se do ta dërgojnë në GJND rastin e gazetares së vrarë

Rrjeti i mediave Al Jazeera ka punësuar një ekip ligjor, i cili do merret me rastin e vrasjes së gazetares së tyre Shireen Abu Akleh, duke u zotuar ta dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë.

Al Jazeera në një deklaratë të lëshuar gjatë së enjtes, thanë se kanë formuar një koalicion ndërkombëtar ku përfshihen pjesëtarë të ekipit ligjor të tyre së bashku me ekspertë ndërkombëtarë, dhe po përgatisin një dosje ku përfshihen detaje në lidhje me rastin e vrasjes së Abu Akleh, të cilën do ta dorëzojnë tek prokuroria e GJND-së.

Në dosjet që do t’i dorëzojnë,  Al Jazeera do të përfshijë edhe detaje të shkatërrimit total të zyrave të tyre në Gaza gjatë majit të vitit 2021, duke shtuar këtu sulmet e ndryshme të vazhdueshme ndaj gazetarëve të rrjetit të lajmeve të cilët punojnë në territoret e okupuara palestineze, përcjell Telegrafi.


Në deklaratën e lëshuar nga Al Jazeera, thuhet se vrasja ose sulmi fizik ndaj gazetarëve të cilët punojnë në zonat e luftës ose në territoret e okupuara është krim lufte, duke shkelur kështu Artikullin 8 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Rrjeti i Mediave Al Jazeera dënon rastin e vrasjes së koleges sonë Shireen Abu Akleh, e cila për 25 vite punoi profesionalisht si gazetare, duke mbuluar edhe konfliktin i cili ende vazhdon në territoret e okupuara palestineze”, shtuan tutje Al Jazeera në deklaratën e lëshuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Trump nënshkruan urdhrin e dënimit me vdekje

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Njerëzit përdorën çarçafë 'për t’u hedhur' nga dritaret - pamje të tjera të zjarrit që la dhjetë të vdekur në një restort skijimi në Turqi

Turqia
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Amerika
Kalo në kategori