LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles merr ftesë në CS:GO turneun Major të radhës i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit

Bad News Eagles merr ftesë në CS:GO turneun Major të radhës i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit

Arritja historike e ekipit shqiptar në turneun Major në Antwerp të Belgjikës, ka hapur rrugët për garat e tjera profesionale, pasi kanë marrë ftesë direkt në turneun kualifikues të turneut Major të radhës për CS:GO i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.

Së fundmi VALVE dhe ESL kanë konfirmuar datën dhe lokacionin e turneut më të madh të CS:GO të radhës, e pjesë e këtij turneu madhor do të jetë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.

Ftesa për ekipin shqiptar dhe 15 ekipe të tjera vjen pas suksesit të tyre në turneun Major të kaluar i cili u mbajt në Antwerp të Belgjikës.


Ekipi i Bad News Eagles arriti deri në fazën ‘Legends Stage’ të turneut PGL Antwerp Major, në mesin e 16 ekipeve më të mira, duke shkruar historinë për vendin tonë.

Së bashku me 15 ekipe të tjera Bad News Eagles është e ftuar direkt në turneun kualifikues të IEM Rio 2022,”RMR EUROPE”.

Brazili do të jetë nikoqir i turneut Major të radhës në CS:GO – IEM Rio 2022
Lexo po ashtu Brazili do të jetë nikoqir i turneut Major të radhës në CS:GO – IEM Rio 2022

Edhe në këtë turne si të kaluarin ekipet do të garojnë për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Zuri vendin e dytë në botë, skiatorja e Shqipërisë e lumtur me suksesin e arritur

Zuri vendin e dytë në botë, skiatorja e Shqipërisë e lumtur me suksesin e arritur

Sport
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Kalo në kategori