LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët britanikë të cilët shkaktuan incidente në Maqedoni, nuk do të përgjigjen penalisht

Ushtarët britanikë të cilët shkaktuan incidente në Maqedoni, nuk do të përgjigjen penalisht

Trupat britanike, kontingjenti i të cilëve është pjesë e stërvitjes së fundit ushtarake të NATO-s në poligonin e Krivolakut, të cilët shkaktuan një sërë incidentesh në vend, sipas reagimit të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk do të mbajnë përgjegjësi penale në vendin tonë.

Ministria e Mbrojtjes thotë se nisja e procedurave dhe sanksionimi i mundshëm i trupave të huaja është përgjegjësi e shteteve dhe institucioneve të vendeve nga vijnë trupat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha trupat që vijnë nga vendet aleate për stërvitje dhe trajnime në Maqedoninë e Veriut bien nën marrëveshjen NATO SOFA – (Marrëveshja për Statusin e Forcave), e cila vlen për të gjitha vendet anëtare të Aleancës. Institucionet vendase që kanë detyrimin për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe në rast të prishjes së tij mund të ndërhyjnë dhe të parandalojnë përshkallëzimin, por kompetenca e tyre është e kufizuar. Inicimi i procedurës dhe sanksioneve të mundshme është në kompetencë të shteteve dhe institucioneve të shteteve nga vijnë ushtarët”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.


Ata shtojnë se në asnjë rast, MPB-ja nuk mund të ngrejë kallëzim penal ndaj tyre, pasi siç thonë ata, juridiksioni i tyre është i kufizuar, edhe pse në të kaluarën ka pasur grabitje veturash, thyerje restorantesh dhe sulme ndaj zyrtarëve.

Ndryshe, kontingjenti britanik është pjesë e stërvitjes shumëkombëshe “Përgjigje e shpejtë 22” në të cilën kryhen operacione ajrore. Në stërvitjen ushtarake në Krivolak marrin pjesë 4600 pjesëtarë të forcave të armatosura të tetë vendeve anëtare të NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori