Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, po qëndron në vizitë në Katar, për të marrë pjesë në Panairin “Milipol 2022”.
“Në shoqërim të kryeministrit të Katarit dhe të ministrave e zyrtarëve të tjerë nga vende të tjera, ministri Sveçla ka marrë pjesë në inaugurimin e Panairit “Milipol 2022”, ku është njoftuar për pajisjet e teknologjinë e fundit në fushën e sigurisë.
Gjatë takimit me drejtorin e Sigurisë Publike, gjeneral major Saad bin Jassim Al Khulaifi, Sveçla ka shprehur interesimin për thellimin e bashkëpunimit midis Policisë së Kosovës dhe të Katarit”, thuhet në njoftim.
Në këtë kuadër, është arritur pajtimi që dy palët të shkëmbejnë vizitat dhe të fuqizojnë bashkëpunim në çdo fushë, me theks të veçantë në sektorët që kanë të bëjnë me sigurinë publike.
“Gjatë qëndrimit në Doha, Sveçla ka vizituar edhe Qendrën Komanduese Kombëtare (NCC), Agjencinë e Sigurisë Kibernetike, Institutin e Policisë, Qendrën e Forcës së Sigurisë së Brendshme (Lekhëiya) dhe Qendrën e Mbrojtjes Civile.
Gjatë vizitës në Qendrën Komanduese Kombëtare (NCC), ministri Sveçla është pritur nga brigadieri Khalifa Abdullah Al Nuaimi, i cili e ka njoftuar për detyrat dhe rolin e kësaj qendre. Gjithashtu, Sveçla është njoftuar me sistemet e teknologjitë e fundit që përdor kjo qendër dhe me përgatitjet e saj për të siguruar mbarëvajtjen e Kupës së Botës FIFA 2022, që këtë vit mbahet në Katar”, thuhet më tej në njoftim.
Në Institutin e Policisë së Katarit, Sveçla është pritur nga drejtori Nënkolonel Ali Saud Al-Hanzab, i cili e ka njoftuar me programet që ofron ky kolegj për përgatitjen e kuadrove të përgatitur në aspektin shkencor e praktik për të kryer detyrat e tyre si pjesë e Policisë. Ndërsa, drejtori i Qendrës së Sigurisë Kibernetike, Abdulrahman Ali Al Farahid Al Maliki, e ka njoftuar ministrin Sveçla dhe delegacionin që e shoqëronin me funksionimin e kësaj qendre.
Në vizitën që e ka bërë ministri Sveçla në Forcën e Sigurisë së Brendshme (Lekhëiya) dhe në Qendrën e Mbrojtjes Civile, ai është njoftuar me mënyrë e funksionimit, detyrat e përgjegjësitë, si dhe me pajisjet e teknologjinë që përdorin. Gjithashtu, janë diskutuar edhe mundësitë e bashkëpunimit midis Kosovës e Katarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij