LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa dhe Calvin Harris bashkohen për një projekt të dytë muzikor – publikohet të premten

Dua Lipa dhe Calvin Harris bashkohen për një projekt të dytë muzikor – publikohet të premten

Herën e fundit që punuan së bashku Calvin Harris dhe Dua Lipa kaluan tetë javë në pozitë e parë dhe fituan çmimin britanik “single i vitit” për hitin e tyre të mrekullueshëm “One Kiss”.

Tani ata po synojnë të përsërisin historinë duke u bashkuar sërish për atë që ata shpresojnë se do të jetë kënga e verës së këtij viti.


Dyshja janë bashkuar për këngën e re që mban titullin “Potion”, dhe pritet të publikohet të premten (27 maj).

Foto: Getty Images

Kënga përmban gjithashtu një pjesë nga reperi amerikan Young Thug. “Potion” është kënga e parë që do të dalë nga albumi i gjashtë i Calvin – dhe i pari në pesë vjet – “Funk Wav Bounces Vol. 2”.

Vëllimi i parë në 2017 përfshinte hitin “Feels” me Pharrell Williams, Katy Perry dhe Big Sean, dhe kjo këngë e re është krahasuar në mënyrë të favorshme me atë këngë.

“Kënga është si Feels 2.0, si për sa i përket tingullit ashtu edhe stilit të videos. Kënga vazhdon aty ku e ka lënë. Videoja tashmë është xhiruar dhe Dua ka veshur një mori veshjesh seksi. Ata të dy duken shkëlqyeshëm”, tha një burim.

Foto: Getty

Kjo do jetë një javë e ngarkuar për Calvin, i cili do të jetë titullar i Fundjavës së Madhe të Radio 1 në Coventry të shtunën(28 maj), kur festivali i tyre vjetor i muzikës rikthehet për herë të parë që nga viti 2019.

Ai do të ketë shoqëri atje, pasi doli në publik këtë javë me të dashurën e tij të re, bashkë-prezantuesin e Radio 1 Drivetime, Vick Hope.

Dyshja u fotografuan së bashku në Royal Chelsea Flower Show në Londrën Perëndimore përpara se ‘The Sun’ të tregonte se si ata ishin fejuar fshehurazi në fermën e tij në Ibiza.

https://telegrafi.com/dua-lipa-relaksohet-prane-liqenit-para-koncertit-ne-gjermani-teksa-thekson-linjat-mahnitese-ne-bikini/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/dua-lipa-relaksohet-prane-liqenit-para-koncertit-ne-gjermani-teksa-thekson-linjat-mahnitese-ne-bikini/

Por, përveç planifikimit të dasmave, Calvin ka një verë të zënë përpara me publikimin e afërt të albumit të tij, shfaqjet e festivaleve në të gjithë Evropën dhe rezidencën e tij në Ushuaia në Ibiza./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Xhuli Nura merr vëmendje me veshje tradicionale shqiptare duke bërë fli

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Kalo në kategori