LAJMI I FUNDIT:

Lumir Abdixhiku kërkon mbështetje për Shaip Kamberin gjatë ripërsëritjes së zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit

Lumir Abdixhiku kërkon mbështetje për Shaip Kamberin gjatë ripërsëritjes së zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kërkuar mbështetje për subjektin e Shaip Kamberit në procesin e ripërsëritjes së votimit të premten në Bujanoctë Bujanocit.

Abdixhiku në Facebook ka ftuar votuesit shqiptarë në Serbi që të mbështesin listën e Shaip Kamberit në këtë ripërsëritje të votimeve.

I pari i LDK-së ka kujtuar se Kamberi është kandidati i vetëm shqiptar që ka mbetur në garë e ka gjasa që të përfaqësojë zërin e shqiptarëve në Luginë.


“Këtë të premte, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e ulëses së vetme përfaqësimi. Si kandidat i vetëm me gjasë për të shtruar e përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes së votimit”.

“Prandaj ftoj secilin votues shqiptar në këtë qendër të ripërsëritur, që masivisht, këtë të premte, t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaipin dhe Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë”.

Tutje ai tha se Kamberi ka qenë një zë i vetmuar por i guximshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, e sipas tij  çdo votë për të është votë për zërin shqiptar në Serbi.

“Shaipi është një patriot i madh. Ai ka qenë një zë i vetmuar por i guximshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Prandaj, çdo votë për të është votë për zërin shqiptar në Serbi”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori