LAJMI I FUNDIT:

Kaevski: OBRM-PDUKM nuk po e bllokon LSDM-në por qytetarët e Maqedonisë

Kaevski: OBRM-PDUKM nuk po e bllokon LSDM-në por qytetarët e Maqedonisë

Opozita maqedonase kryesuar nga OBRM-PDUKM me vërejtje të panumërta proceduriale nuk lejon as të diskutohet rendi i ditës për ligjet e komisioneve, dhe për këtë deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski ka folur në media.

“Po frenojnë dhe mendojnë që vendosin pengesa jo ndaj LSDM-së apo Qeverisë, por qytetarëve”, tha deputeti Kaevski në emisionin “Top Tema” në Televizionin Telma.

Ai shtoi se edhe pse OBRM-PDUKM tha se do të mbështesin ligjet e rëndësishme për qytetarët, ata nuk shfaqin aspak interesim për ligjet për mësuesit, blegtorët, bujqit dhe të tjerë.


Kaevski pyeti deputetet e opozitës maqedonase se mos vallë këto kategori të punëtorëve nuk janë të rëndësishëm për ta?, pasi sipas tij, OBRM-PDUKM po bllokon ligje që sjellin përfitime.

“A nuk janë të rëndësishëm për OBRM-PDUKM-në 4700 mësimdhënës? Ligji për mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesional do të ndryshojë statusin e punësimit të 4700 mësuesve nga “të punësuar të përkohshëm” në “të punësuar me kontratë pa ndërprerje”. Po bllokohen ligjet për pagesën e subvencioneve për blegtorët dhe kultivuesit e duhanit”, tha Kaevski.

Ai shtoi se mazhoranca qeverisëse është e gatshme të diskutojë dhe përmirësojë tekstet e ligjeve, gjë e cila u dëshmua nga numri rekord i amendamenteve të pranuara nga opozita për Buxhetin e 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kalo në kategori