LAJMI I FUNDIT:

Flamuri në gjysmështizë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, në nderim të viktimave në Teksas

Flamuri në gjysmështizë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, në nderim të viktimave në Teksas

Të paktën 19 nxënës nga mosha 7 deri në 10-vjeç dhe dy të rritur janë vrarë, kur një 18-vjeçar shtiu me armë në një shkollë fillore në Teksas, kanë njoftuar autoritetet lokale të këtij shteti amerikan.

Në këtë sulm është vrarë edhe sulmuesi, që gjithashtu ishte nxënës i shkollës ku kreu sulmin, që pa ndihmën e dikujt tjetër filloi të qëllojë me armë nga njëra klasë në tjetër, transmeton Telegrafi.


E sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nderim të viktimave ka vendosur flamurin në gjysmështizë.

“Sot flamuri ynë në gjysmështizë për të nderuar viktimat e akteve të pakuptimta nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/