LAJMI I FUNDIT:

MEZI PRISTE TË KTHEHEJ

MEZI PRISTE TË KTHEHEJ

Poezi nga: Zyrafete Shala

Sapo e kishte hapur
derën e jetës
e pa botën që shtrihej
jashtë parajsës së fëmijërisë
Hapat i bënte të vegjël
që të zinte ritmin e kohës
nëpër rrugët pafund

Mezi priste të kthehej
në shtëpi
t’i tregonte babait
sa shumë gjëra kishte parë
ta pyeste pse ka aq shumë
udhëkryqe dhe
si të kalonte nëpër to


Ishte një ditë
me qiell të ngrysur kur
shtëpia u mbush me njerëz
dhe atë e ndanë nga loja
për ta ulur në radhë me të rriturit
të njohur e të panjohur

E kishte të vështirë
t’i kuptonte bisedat
t’i njihte tërë ata njerëz
të bartte peshën
e shikimeve të tyre
dhe kur mendoi
që në mbrëmje
do ta pyeste babanë
e ndjeu dhimbjen e lisit të njomë
kur ia presin rrënjët

Në trend Kultura

Më shumë
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Në nder të Sylvia Plathit

Në nder të Sylvia Plathit

Analiza
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Kalo në kategori