LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së ende nuk i ka thirrur në bisedime, sindikatat nesër protestojnë

Qeveria e RMV-së ende nuk i ka thirrur në bisedime, sindikatat nesër protestojnë

Gjatë protestës së 1 Majit të organizuar nga Lidhja e Sindikatave, zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trençevska i pritën punëtorët para qeverisë, duke u premtuar se do të përmbushet kërkesa e tyre për rritjen e pagave për 2806 denarë në mënyrë lineare.

“Askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vend të parë. Ne si qeveri po themi se kapitali njerëzor është para se gjithash, ne nuk kemi pasuri të tjera, ju jeni pasuria jonë, prandaj do të bëjmë gjithçka për secilin punëtor pa dallim nëse është nga sektori privat apo publik, që i njëjti të paguhet në mënyrë të denjë”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Por edhe pse premtuan se me rebalancin e buxhetit do të parashihet kjo rritje, e njëjta doli se ka qenë mashtrim thonë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Të revoltuar kërkojnë takim urgjent me përfaqësuesit e qeverisë. Nga Sindikatat e pavarur dhe Konfederata e Lidhjes së sindikatave kanë paralajmëruar për nesër protesta masive. Të pakënaqur janë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së librave amë të cilët vazhdojnë të jenë në grevë.


“Nuk mund të presim aq kohë më edhe greva po vazhdon, qytetarët janë të shqetësuar nuk mund të nxjerrin dokumente, duam që kjo punë të zgjidhet sa më shpejtë. Pengesa tani është te Ministria e Financave prandaj duam që aty të protestojmë para ministrisë, që qytetarët të mos presin për dokumente ngaqë tani po afrohet edhe periudha e verës”, pohoi Toni Miloshevski, Sindikata e Drejtorisë së Librave Amë.

Në lidhje me kërkesat e sindikalistëve Ministri i Financave Fatmir Besimi në një kolumnë të tij thotë:

“Duhet të përcaktojmë një metodologji gjithëpërfshirëse me të cilën do të përshtaten pagat në të gjithë sektorin publik. Në këtë metodologji do të vlerësohet produktiviteti, si dhe ruajtja e standardit (rritja reale e pagave dhe inflacioni). Sipas metodologjisë së përcaktuar, do të destinohen edhe mjete”, shkroi Fatmir Besimi, ministër i Financave./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori