LAJMI I FUNDIT:

Pas martesës me Travis, Kourtney Kardashian shton mbiemrin ‘Barker’ në Instagram

Pas martesës me Travis, Kourtney Kardashian shton mbiemrin ‘Barker’ në Instagram

Kourtney Kardashian ndryshoi zyrtarisht mbiemrin e saj në Instagram të hënën (23 maj) – pasi u martua me Travis Barker në një ceremoni martesore luksoze italiane gjatë fundjavës.

Në biografinë e yllit televiziv nw Inatagram tnai shkruhet “Kourtney Kardashian Barker”.

Mbetet e paqartë nëse ajo e ka ndryshuar emrin ligjërisht apo nëse planifikon ta bëjë këtë në të ardhmen e afërt.


Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Megjithatë, krijuesja e “Poosh” ka mbajtur emrin e saj origjinale, ‘Kourtney Kardash’, për momentin si emrin zyrtar nw llogarinë e rrjetit social.

Kardashian, 43 vjeç, dhe Barker, 46 –vjeçar u martuan gjatë një festimi përrallor në Castello Brown të ​​dielën (22 maj), një javë pasi u martuan ligjërisht në Santa Barbara të Kalifornisë.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Ata gjithashtu patën një ceremoni martese në Las Vegas në prill që nuk ishte ligjërisht e detyrueshme.

Nëna e Kourtney, Kris Jenner, dhe motrat e saj, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner, ishin të gjithë të pranishëm në dasmën italiane të çiftit.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

I gjithë klani kishte veshur në Dolce & Gabbana – duke përfshirë nusen, e cila u shfaq me një fustan të bardhë të shkurtër me një vello të zbukuruar me imazhin e Virgjëreshës Mari – për këtë aferë.

Fëmijët e Kourtney – djali Mason, 12, vajza Penelope, 9 vjeç dhe djali Reign, 7 vjeç, të cilin ajo e ndan me ish-in Scott Disick – morën pjesë në ceremoni pavarësisht se nuk ishin të pranishëm në fejesën e tyre.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Ndërkohë, Disick, 36 vjeç, nuk ishte i pranishëm pasi thuhet se nuk mori një ftesë nga Kourtney.

Djali i Barkerit, Landon, 18 vjeç, dhe vajza Alabama, 16 vjeç – të cilën bateristi i Blink-182 e ndan me ish-bashkëshorten Shanna Moakler – ishin dëshmitarë të dasmës së babait të tyre.

Të sapomartuarit Kourtney dhe Travis Barker bëjnë daljen e tyre të parë publike teksa kalojnë kohën në rivierën italiane dhe jahtin luksoz
Lexo po ashtu Të sapomartuarit Kourtney dhe Travis Barker bëjnë daljen e tyre të parë publike teksa kalojnë kohën në rivierën italiane dhe jahtin luksoz

Kjo shënon martesën e parë të Kourtney dhe të tretën e Travis, pasi ai ishte martuar më parë me Moakler, 47 vjeç, nga 2004 në 2008 dhe me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori