Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj Travis Barker bënë një shfaqje dashurie pasi morën pjesë në një darkë para dasmës në Ristorante Puny në Portofino, Itali, të premten.
Bateristi i Blink-182, 46 vjeç, u pa duke lëpirë me pasion ballin e 43-vjeçares, më pas duke e puthur me butësi dhe duke e mbajtur nga pas, shkruan DailyMail.
Dy zogjtë e dashuruar janë aktualisht në Itali për të nisur festimet për martesën e tyre të përfolur të fundjavës, pak kohë pasi u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara të dielën e kaluar.
Kourtney dukej e pabesueshme teksa shfaqi figurën e saj trupore, e veshur me një fustan të kuq të tejdukshëm, të cilin e kombinoi me taka të ngjashme me lidhëse.
Bukuroshja me flokë ngjyrë korbi i lidhi flokët e saj lart, me disa fije flokësh të mbetura që ranë në fytyrën e saj.
Sa i përket makijazhit, ajo kishte vendosur pak rimel bronzi, një bojë për vetulla dhe buzëkuq nudo.
Kourtney – e cila është më e madhja e motrave Kardashian – dhuroi një buzëqeshje të madhe ndërsa pinte një gotë shampanjë.
Ndërkohë, Travis e futi lëkurën e tij të mbushu me tatuazhe në një xhaketë të zezë, të cilën e veshi të zbërthyer, ndërsa mbante edhe një palë syze dielli.
Muzikanti kishte si aksesorë edhe një zinxhir argjendi rreth qafës.
Në darkë iu bashkuan motrat e Kourtneyt, Kim, 41 vjeçe, Khloe, 37 vjeçe, Kendall, 26 vjeçe dhe Kylie, 24 vjeçe, si dhe nëna e saj Kris Jenner, 66 vjeçe.
Kourtney kishte gjithashtu me vete fëmijët e saj: Mason, 12 vjeç, Penelope, nëntë vjeçe dhe Reign, shtatë, të cilët i ka me ish-partnerin e saj Scott Disick, 38 vjeç, i cili thuhet se nuk ka qenë i ftuar në dasmë.
Travis solli edhe fëmijët e tij, djalin Landon, 18 vjeç dhe vajzën Alabama, 16 vjeçe, për festën e veçantë.
Një burim i cili foli për Revistën People për mbrëmjen, zbuloi: “Mund ta ndjesh gjithë dashurinë. Të gjithë janë shumë të emocionuar për të festuar martesën e Kourtneyt dhe Travisit”.
Sa i përket darkës së këndshme, burimi shtoi: “Ata kanë një menu të veçantë me verë italiane, makarona trofie al pesto të bëra me dorë, levrekë deti dhe parfate kafeje në dasmën e tyre”.
Sipas TMZ, Kourtney dhe Travis kanë marrë me qira shtëpinë historike të muzeut Castello Brown që ndodhet në një kodër mbi portin Portofino.
Çifti thuhet se kanë marrë me qira të gjithë kështjellën, e cila u ndërtua gjatë kohës romake si mbrojtje ushtarake dhe do të festojnë dasmën e tyre gjatë katër ditëve të ardhshme.
Dhe kjo nuk është e gjitha pasi ata po planifikojnë gjithashtu një tjetër pritje të madhe për miqtë e tyre në Los Angeles ‘në të ardhmen e afërt’.
Dasma luksoze evropiane do të jetë hera e tretë që çifti i dashuruar do të lidhin kurorë, pas martesës së tyre jozyrtare pas “Grammy Awards” në Las Vegas dhe ceremonisë së tyre ligjore në Santa Barbra. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit