Ministria e Drejtësisë pretendon se e ka shkarkuar drejtoreshën e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtje Juridike dhe Ndihmë Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore në Dhomat e Specializuara, Pranvera Ejupi – Hajzeri, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ajo ka ofruar dorëheqjen e saj dhe se për këtë ka fakte.
Drejtoresha e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Pranvera Ejupi- Hajzeri ka thënë se ka dhënë dorëheqje.
Ajo për Portali D ka thënë se të premten e 20 majit ka dhënë dorëheqje duke dërguar edhe e-mail zyrtar.
Mirëpo, zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Flamur Pireva, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka liruar nga detyra Pranvera Ejupi-Hajzeri, me pretekstin se kjo e fundit i ka tejkaluar kompetencat e saj.
“Ministrja, dje [të premten] e ka liruar nga detyra ish-drejtoreshën Pranvera Ejupi”, ka thënë ai.
Ndërsa lidhur me arsyet pse është shkarkuar Ejupi-Hajzeri, Pireva ka thënë se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të tejkalimit të kompetencave dhe mos raportimit të saktë.
Pireva nuk ka treguar se për çfarë tejkalimi kompetencash dhe për çfarë mos raportimi të drejtë dhe të saktë bëhet fjalë, duke deklaruar se “vetëm kaq mund të them”.
Mirëpo, vendimi i shkarkimit të drejtoreshës Ejupi – Hajzeri nuk ekziston në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Ejupi – Hajzeri ka thënë se nuk është shkarkuar, përkundrazi thotë se ka ofruar dorëheqjen dhe për këtë ka dëshmi
“Unë kam e kam ofruar dorëheqjen time dje tek Ministrja Haxhiu”, tha ajo.
“Nëse kishte pas shkarkim ajo kishte nxjerr vendim dje [të premten ]!”, ka thënë ajo, për Portali D.
Themelimi i këtij Divizioni ishte si rrjedhojë e obligimeve që dalin për Ministrinë e Drejtësisë nga neni 7 i Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave Potencial të Akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që si qëllim ka mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025