LAJMI I FUNDIT:

Rihanna fotografohet për herë të parë në West Hollywood që pas lindjes së djalit

Rihanna fotografohet për herë të parë në West Hollywood që pas lindjes së djalit

Rihanna është fotografuar për herë të parë të premten që kur u publikua lajmi se këngëtarja e “We Found Love” dhe ASAP Rocky mirëpritën një djalë.

34-vjeçarja mbante një palë syze dielli të zeza e veshje më të gjerë teksa po hynte në një makinë në West Hollywood.


Ylli i muzikës pop u raportua se lindi fëmijën më 13 maj në Los Angeles, ndonëse çifti ende nuk e ka zbuluar emrin e djalit të tyre.

Rihanna (Foto: Splash News)

Riri bëri të ditur se do të bëhet nënë për herë të parë në muajin janar, gjersa pozoi e veshur në rozë.

Rihanna dhe ASAP Rocky thuhet se do të udhëtojnë së shpejti në New York për të prezantuar fëmijën me prindërit e ASAP Rockyt.

Vlera neto e pasurisë së djalit të porsalindur të Rihannas është mbi një miliard euro - lë pas fëmijët e Kylie Jenner në listën e fëmijëve më të pasur të Hollywoodit
Lexo po ashtu Vlera neto e pasurisë së djalit të porsalindur të Rihannas është mbi një miliard euro - lë pas fëmijët e Kylie Jenner në listën e fëmijëve më të pasur të Hollywoodit

Dyshja kanë qenë miq prej vitesh dhe lidhja e tyre romantike u bë publike në vitin 2020.

Rihanna (Foto: Splash News)

Në prill ndërkaq dolën disa thashetheme se ylli i “Sundress” është duke e tradhtuar këngëtaren me stilisten e këpucëve, Amina Mauddi.

Kjo u hodh poshtë menjëherë nga kjo e fundit duke thënë se nuk kanë pasur asnjëherë asgjë.

Rihanna (Foto: Getty Images)

Mes lajmeve për fëmijën, të njëjtit janë marrë po ashtu edhe me arrestimin e reperit Rocky. /Telegrafi/

Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: Mike Coppola)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Kalo në kategori