(E plotësuar) Vëllai i Nazim Bllacës, Liman Bllaca, thotë se Nazimi është shëndosh e mirë dhe nën mbrojtje ndërkombëtare.
Ai duke folur për RTV Dukagjini ka demantuar avokatin e Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili, gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, deklaroi se Nazim Bllaca ka vdekur.
“Nazim Bllaca është i shnosh si molla. Është në top formë dhe aq në top formë që është, është në gjendje me shty Kalimashin me gjoks. Ato janë shpifje dhe shantazhe të Ben Emmersonit”, ka thënë Liman Bllaca.
Ai ka akuzuar avokatin Emmerson se me qëllim ka bërë deklaratë të rrejshme për ta dëmtuar vëllain e tij.
Tutje ai është shprehur se me Nazim Bllacën është takuar para një muaji.
“E ka ba një dek të rrejshme Emmerson… Emmersoni nuk mundet me mbrojt Bllacën, ai mundet me fol kundër tij… Normal që ai duhet me folë diçka për me mbrojt Veselin, e me sulmu Bllacën. Unë fola me prokurorë të EULEX-it edhe thanë që ai është në top formë… Para 10 min kam folë me prokuorë… Është në gjendje të mirë shëndetësore. Me Nazimin kam folë para dy javësh. E kamë parë para 1 muaji. Kemi nejtë e kemi pi”, ka thënë ai.
“Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Ka informacione që ka qenë aset serb, i paguar nga shërbimet e fshehta serbe”, deklaroi Emmerson, të paktën sipas përkthimit zyrtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Nazim Bllaca u bë shumë i njohur në vitin 2009, pasi deklaroi publikisht se kreu vrasje në emër të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Pas kësaj deklarate që e tronditi vendin, Nazim Bllaca, që vetëdeklarohej si agjent i SHIK-ut, u bë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it. Në këtë cilësi, ai u largua nga Kosova dhe vendndodhja e tij nuk dihet.
Bazuar në deklaratat e Nazim Bllacës, u zhvilluan tri procese gjyqësore, “Bllaca 1″, “Bllaca 2” dhe “Bllaca 3”.
—————————————————————————–
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson: Nazim Bllaca ka vdekur
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, gjatë konferencës për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së, duke treguar për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Speciale, përmendi Nazim Bllacën, për të cilin thotë se ka vdekur.
Ai tha se Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur.
“Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar, për rastin e incidenteve që kanë të bëjnë me Veselin. Është Nazim Bllaca, që ka vdekur. Ai ishte aset serb, i paguar nga Serbia”, ka deklaruar Emmerson, transmeton Telegrafi.
Më 2009, Nazim Bllaca para mediave ishte shprehur se ka marrë pjesë nën urdhra të SHIK-ut “në 17 aksione të vrasjes, plagosjes, rrahjes e shantazhit të personave të caktuar, të parë si kolaboracionistë të Serbisë apo si rivalë politikë”.
Nazim Bllaca pati deklaruar se krimet janë kryer pas periudhës së luftës.
Ai aty përmendi se për aksionet e kryera ka marrë urdhra nga, siç tha ai, “pjesëtarë të SHIK-ut, që gjenden në strukturat udhëheqëse të Partisë Demokratike të Kosovës”.
Pas këtij deklarimi që kishte bërë jehonë të madhe ai ishte marrë nën mbrojtjen e EULEX-it si dëshmitar i mbrojtur.
Ai ishte larguar nën mbrojtje të EULEX-it nga Kosova, pas disa procesve gjyqësore në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak