Dy përfitime shëndetësore nga pirja e çajit të karafilit
Ju mund të keni një shishe me karafil të vendosur në raftin e erëzave që nuk i keni prekur për një kohë të gjatë.
Por, karafili ka shumë përparësi shëndetësore, veçanërisht kur vendoset në çaj.
Karafili i zhytur në ujë të nxehtë zhbllokon më shumë aromën dhe çliron përbërjet kimike. Kërkimet nga Harvard Health zbuluan se çaji përmban polifenole, të cilat janë përbërje që veprojnë si antioksidantë për të çliruar trupin nga toksinat. Kjo është arsyeja pse konsiderohet si një pije kaq e shëndetshme!
Ekspertët në Harvard Health vërejnë se pirja e dy deri në tre filxhanëve çaj çdo ditë lidhet me një rrezik më të ulët për të pasur probleme serioze shëndetësore si diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru.
Më poshtë ua sjellim dy përfitime shëndetësore të këtij çaji shërues:
Lehtëson dhembjen e mishrave të dhëmbëve
Dhimbjet e dhëmbëve mund të shkaktojnë shumë acarim gjatë gjithë ditës, veçanërisht kur hani ose pini. Karafilat janë përdorur si një ilaç natyral për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve për shekuj me radhë pasi ato përmbajnë eugenol, një përbërje kimike që siguron një efekt qetësues.
Një studim i botuar në Drug Invention Today krahasoi përfitimet lehtësuese të dhimbjeve të karafilit dhe hudhrës në dy grupe pjesëmarrësish që kishin dhimbje të forta dhëmbësh. Vetëm 33 për qind e grupit që konsumoi hudhër përjetoi lehtësim në krahasim me 54 për qind që përdori karafil. Studiuesit përfundimisht arritën në përfundimin se karafili ishte më efektiv se hudhra për shuarjen e sikletit të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve.
Karakteristikat antiflamatore të çajit të karafilit
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, çaji i karafilit mund të jetë një fuqi anti-inflamatore për trupin tuaj. Erëza shpesh njihet si një ilaç shtëpiak për të trajtuar inflamacionin e gojës, stomakun e shqetësuar dhe të përzierat siç vë në dukje Healthline. Konsumimi i rreth gjysmë luge çaji në baza ditore mund t’i fusë ato veti në sasi të larta në organizëm dhe t’ju ndihmojë të digjni dhjamin e barkut. Erëzat si karafili funksionojnë për të rregulluar hormonet dhe inflamacionin brenda trupit tuaj që e bëjnë të vështirë të heqësh qafe atë peshë shtesë rreth belit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City