Pesë mënyra për të parandaluar në mënyrë natyrale kancerin e lëkurës
Numri i njerëzve me kancer të lëkurës është rritur çdo vit dhe Akademia Amerikane e Dermatologjisë raporton se të paktën një në pesë prej nesh tani është në rrezik.
Për të siguruar që rrezet UV nuk ju rrezikojnë, provoni disa nga këto strategji parandalimi.
Merrni vitaminë E
Rreth 50 për qind e rrezeve të dëmshme të diellit ju arrijnë përmes dritareve të mbyllura në makinën tuaj, shtëpinë tuaj dhe zyrën tuaj.
Plotësimi me vitaminë E, aktivizon mbrojtjen e lëkurës tuaj kundër atyre rrezeve.
Vitamina grumbullohet në membranat qelizore të lëkurës tuaj, duke ju ndihmuar të shijoni diellin me më pak rrezik.
Mos harroni të ndiqni udhëzimet e përdorimit.
Hani domate
Ngrënia e një domateje ose konsumimi i 1/2 filxhan salcë domatesh në ditë është vërtetuar se siguron mbrojtje afatgjatë kundër rrezatimit UV.
Likopeni, pigmenti që i bën domatet të kuqe, gjithashtu vepron si një krem kundër diellit, duke ju mbrojtur nga brenda jashtë për të ulur ndjeshmërinë tuaj në diell dhe ul rrezikun e kancerit të lëkurës, po ashtu zvogëlon plakjen e lëkurës deri në 32 për qind.
Nuk ju pëlqejnë domatet? Në vend të kësaj, hani një ushqim tjetër të pasur me likopen, shalqirin.
Provoni zinkun
Konsumimi i zinkut në dietën tuaj ditore mund të zvogëlojë shanset tuaja për kancer të lëkurës deri në 46 për qind.
“Drita e diellit që godet lëkurën tuaj mund të shkaktojë formimin e produkteve që dëmtojnë qelizat”, shpjegon dermatologu Chi N. Rosenberg. “Zinku forcon qelizat e lëkurës, duke i mbrojtur ato nga ky sulm”.
Jeni vegjetarian? Në vend të kësaj hani 1/2 filxhan fara kungujsh të pasura me zink, thjerrëza, qiqra ose shqepa.
Pini kafe ose çaj
E doni kafen ose çajin? Konsumi i tyre çdo ditë mund të ofrojë mbrojtje të konsiderueshme kundër kancerit të lëkurës, zbulon hulumtimi që përfshinë pothuajse 450,000 njerëz në gazetën e institutit kombëtar të kancerit.
Dhe sa më shumë të pini, aq më shumë ul rrezikun, rreziku do të ulet për 30 për qind nëse pini pesë gota në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia