LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij festojnë dhjetë vjetorin e martesës – improvizojnë një fotografi të ngjashme të bërë në ditën e dasmës

Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij festojnë dhjetë vjetorin e martesës – improvizojnë një fotografi të ngjashme të bërë në ditën e dasmës
Foto: Facebook

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, festoi një dekadë të martesës së tij me Priscilla Chan, ndërkohë që rikrijuan një skenë të ngjashme nga dasma e tyre.

Imazhi i shpërndarë prej tij në Facebook, shfaq çiftin shumë të dashuruar duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur.


“Dhjetë vite të martuar dhe gjysma e jetës sonë së bashku. Kemi edhe më shumë aventura”, tha Zuckerberg.

Më vonë, sipërmarrësi miliarder, 38 vjeçar, në seksionin e komenteve, hodhi një imazh të ngjashëm nga albumi i tij i dasmës.

“Dhe, e njëjta foto nga dasma jonë 10 vjet më parë”, shtoi ai.

Zuckerberg shtoi pasurinë për 11 miliardë dollarë brenda vetëm një dite
Lexo po ashtu Zuckerberg shtoi pasurinë për 11 miliardë dollarë brenda vetëm një dite

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan, u takuan në Universitetin e Harvardit dhe filluan të takoheshin në vitin 2003.

Ata u martuan në një ceremoni në maj të vitit 2012.

Foto: Facebook

Zonja Chan, 37 vjeçare, është një pediatre dhe filantropiste. Pas diplomimit në Universitetin e Harvardit, ajo studioi mjekësi në Universitetin e Kalifornisë.

Postimi në Facebook për dhjetë vjetorin e martesës së tyre u bë menjëherë viral, ku disa persona i dërguan urimet më të mira çiftit.

Foto: Facebook

Në dhjetor 2015, Zuckerberg njoftoi lindjen e vajzës së tyre të parë, Maxima Chan Zuckerberg. Në gusht 2017, çifti mirëpriti vajzën e tyre të dytë, August. /Telegrafi/