LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Këshillit Evropian viziton sot Tiranën

Presidenti i Këshillit Evropian viziton sot Tiranën

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në bulevardin pranë Kryeministrisë ku do të zhvillohet dhe ceremonia.

Në orën 10:30 do të realizohet takimi i dy delegacioneve, ndërsa konferenca për shtyp nga Michel dhe Rama do të mbahet në 11:15, sipas agjendës zyrtare.

Shqipëria është në pritje të një date për konferencën e parë ndërqeveritare.


Nëse deri në qershor nuk merret një vendim për Shqipërinë, Rama ka bërë me dije se do të ndryshojë kursi për integrimin në BE.

“Presidenti Charles Michel do të vijë por nuk janë ditë vendimtare për Shqipërinë. Unë nuk shoh asgjë vendimtare në raport me këtë fakt, ky është një proces me të cilin ne tanimë jemi mësuar se si funksionon. Vendimtare për Shqipërinë është të vazhdojë reformat”, tha Rama pas vizitës së djeshme në Gjermani. /Euronews Albania/