LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Leicester ndahen në paqe

Chelsea dhe Leicester ndahen në paqe

Chelsea dhe Leicester kanë barazuar 1-1 në kuadër javës së 37-të në Ligën Premier.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke shënuar që në rastin e parë që kishin.


James Maddison arriti të gjejë rrjetën me një goditje të bukur në minutën e 6-të për 1-0.

https://twitter.com/CFC_Ghana9/status/1527371686391099409

Por Chelsea arriri të barazojë në minutën e 34-të, kur Marcos Alonso shënoi për 1-1.

https://twitter.com/CFC_Ghana9/status/1527373536628617234

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, por edhe e gjithë ndeshja pasi që Chelsea edhe pse kishte më shumë nga loja nuk arriti të shënojë.

Me këtë fitore Chelsea mbetet në vendin e tretë me 71 pikë. /Telegrafi/