Në Shqipëri, pas dakortësisë së djeshme me socialistët, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, nisi sot së bashku me një pjesë të deputetëve, diskutimet e brendshme për kandidaturat për presidentin e ri. Janë të paktën 8 emra që janë hedhur për diskutim brenda grupit. Lëvizja e zotit Alibeaj u kundërshtua dhe sot nga deputetët që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha.
Pas marrëveshjes së arritur dje me socialistët që në dy raundet e ardhshme opozita të propozojë kandidaturat për presidentin e Republikës, kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj mbodhi sot një pjesë të deputetëve të partisë demokratike.
Mbështetësit e ish kryeministrit Berisha nuk ju përgjigjën thirrjes së tij duke qenë se nuk e njohin si kryetar të grupit, dhe i paraprinë mbledhjes me një tjetër deklaratë kundërshtuese. “Alibeaj pranoi marrëveshjen që i ofroi Taulant Balla për llogari të Ramës dhe pa asnjë tagër ka thirrur deputetët e Partisë Demokratike që të legalizojë marrëveshjen e tij personale me Ballën, marreveshje që i siguron Edi Ramës një president kukull me veshje konsensualiteti kallp”, deklaroi deputeti Oerd Bylykbashi.
Përveç tyre, edhe një fraksion i tretë deputetësh që nuk janë pozicionuar me asnjë nga palët, gjithashtu nuk ishin në mbledhjen e cila nuk arriti të grumbullonte sërish shumicën e grupit.
Të paktën 8 emra, kryesisht figura të së djathtës dhe të lidhur ne një mënyrë ose një tjetër me Partinë Demokratike, u propozuan gjatë diskutimeve. Zoti Alibeaj nuk preferoi të fliste për emrat: “Ne jemi në proces në fakt, për të dhënë kontributin ne zgjedhjen e presidentit të shqiptarëve. E për këtë arsye, ishte unison i të gjithë anëtarëve të grupit parlamentar, pjesmarrës 26 kolegë, që të gjitha kët diskutimet tona, vjeljen e opinioneve dhe të kolegëve tanë që sot nuk ishin, t’ua bëjmë me dije, që në një mbledhje tjetër, e cila do të zhvillohet nesër pasdite, për të diskutuar pikërisht për të gjitha çështjet e këtij procesi të pjesmarrjes në zgjedhjen e president të ri”.
Zoti Alibeaj tha se do të bëhen përpjekje për të marrë qëndrimin e çdo deputeti, dhe se ai do të vijonte kontaktet dhe me aleatët e tjerë në parlament. Sipas tij, formula e dakortësuar është ajo që përmban dokumenti i propozuar nga ai,, sipas të cilit opozita do ofrojë katër emra, nga të cilët shumica do japë dakortësinë për dy dhe më pas do të shkohet drejt nje emri të përbashkët.
Në fakt këtë formulë socialistët e përjashtuan gjatë ditës së djeshme. Por zoti Alibeaj këmbënguli se për atë ishte rënë dakort. Mbetet për t’u parë megjithatë se si do të vijojë së pari procesi brenda opozitës, dhe më pas, nëse kjo është rruga e vetme që do të ndiqet./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj