Në vend që t’i kthente 360 mijë dollarë të ndihmës për COVID-19 që qyteti i vogël ia dërgoi gabimisht në llogarinë personale bankare, Sho Taguchi i harxhoi shumicën e parave në bixhoz.
Tani 24-vjeçari është arrestuar, njoftoi policia japoneze, pasi pranoi se kishte shpenzuar pjesën më të madhe të parave që ishin menduar si lehtësim gjatë pandemisë për familjet me të ardhura të ulëta.
Taguchi, një banor i papunë i qytetit të Abu në Japoninë perëndimore, po mbahet nën dyshimin për mashtrim kompjuterik, sipas policisë së qytetit të Yamaguchit.
Rasti ka bërë bujë përtej qytetit të vogël, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe zemërimin e qytetarëve, raporton nbcnews.
Fondet ishin subvencione për coronavirus që u depozituan në llogarinë bankare të Taguchi në muajin prill. Secila nga 463 familjet me të ardhura të ulëta në Abu, e cila ka një popullsi prej vetëm 3,372 banorësh, supozohej të merrte 780 dollarë.
Por një zyrtar i qytetit gabimisht i transferoi të gjitha paratë tek Taguchi, emri i të cilit ishte i pari në listën e marrësve.
Arrestimi i 24-vjeçarit u bë pasi ai dyshohet se paratë i transferoi në një llogari që besohet të jetë një ueb-faqe e bixhozit. Policia nuk pranoi të thoshte se sa nga paratë ai i humbi në të vërtetë, megjithëse ata thanë se janë kthyer pjesa më e madhe e tyre.
Avokati i Taguchi i tha transmetuesit japonez TBS News se “të gjitha paratë e transferuara u përdorën në kazinotë online jashtë shtetit”.
Ndryshe, zyrtarët e qytetit po hetojnë rastin se si kaloi pa u vënë re transferimi i gabuar i parave, një gabim që ka shkaktuar një valë kritikash nga banorët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore
Foshnja nuk mundi të shtypte butonin e lodrës, ajo që pasoi bëri që shumë njerëz të qeshin
Kur përpjekja për t'u bërë viral dështon: Burri i kap buzët me ngjitës special
Vogëlushja përshkroi sinqerisht se si është të vraposh
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar