Honda RC30 e prodhuar në vitin 1990 dhe e pa regjistruar më parë shitet për 77 mijë euro
Më 14 maj 2022, u thye një rekord në ankandet britanike nga një Honda VFR750R RC30 e prodhuar në vitin 1990, dhe e cila nuk u regjistrua asnjëherë.
Kjo motoçikletë ishte në pronësi të disa koleksionuesve privat kur edhe ishte fringo e re nga fabrika, asnjëherë nuk u regjistrua, dhe në treguesin e kilometrave shfaqet vetëm numri dy, pra ka kaluar vetëm dy kilometra – në 32 vite.
Kur u prodhua, ajo u shit vetëm për rreth 10,000 euro, e që në qoftë se merret parasysh edhe inflacioni atëherë vlera në ditët e sotme do të ishte afër 25,000 euro.
Nuk është çmimi real, ndoshta do të thuhej nga shumë kush, por çmimi me të cilin kjo motoçikletë e rrallë u shit është 65,250 funte – ose 77,000 euro, transmeton Telegrafi.
Kjo motoçikletë e rrallë u eksportua nga Japonia në Itali, ku pastaj u bë pjesë e Koleksionit të Honda-ve të David Silver-it deri në vitin 2017.
Motoçikleta u shit në gjendje të rregullt, dhe fituesi fatlum i ankandit gjithashtu si pjesë të blerjes do ta ketë edhe çantën e veglave origjinale që u transportua me motoçikletën kur edhe u ble në vitin 1990, së bashku me të gjitha dokumentet origjinale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Subaru WRX e vërteton të kundërtën e asaj që njerëzit mendojnë se ka performancë "të butë"
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Ky Fiat 'i djegur' është shitur për hiq më pak se rreth 20 mijë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'