Man City publikon fanellën e re, të frymëzuar nga Colin Bell dhe legjendat e viteve të 60-ta
Manchester City ka nxjerrë fanellën e re si vendas për sezonin 2022/23, me “Qytetarët” që kanë marrë frymëzim nga “ikona e klubit Colin Bell” dhe “skuadrat argëtuese të fund viteve 1960”.
Ekipi i Pep Guardiolës shpreson të ketë një tjetër titull të Ligës Premier në brezin e tyre kur të vendosin modelin më të fundit nga kompania PUMA për sezonin e ardhshëm, me një ndeshje vendimtare në ditën e fundit të sezonit.
Skuadra e Cityt nga rreth 60 vjet më parë u kurorëzua kampione në vitin 1968 – ndërsa gjithashtu vazhdoi të fitonte Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Kupën e Fituesve të Kupave gjatë tre viteve të paharrueshme.
Tifozët në Etihad Stadium pretendonin se “asnjë ekip nuk mund të përputhej me stilin dhe guximin” e një veshjeje që përfshinte shumë lojtarë legjendar dhe menaxhohej nga i madhi Joe Mercer.
Ky triumf dhe ajo kohë është vendosur të rikthehet nga drejtuesit aktual të Cityt, të cilët e kanë prezantuar tashmë fanellën si vendas për sezonin e ri.
For Colin the King 💙
Our 2022/23 @pumafootball Home Kit has arrived!
Available now. Tap to shop! 👇
— Manchester City (@ManCity) May 19, 2022
Si duket fanella e re e Man City si vendas për sezonin 2022-23?
Qytetarët kanë vendosur ta bëjnë fanellën me ngjyrën tradicionale, teksa stema e klubit është vendosur në qendër, teksa një shirit i kuq dhe i bardhë është vendosur tek jakat dhe mëngët.
Kjo fanellë vjen gjithashtu si nderim i legjendës, Colin Bell, logo me emrin e të cilit gjendet në brendësi të fanellës.
Colin’s legacy, encapsulated 💙
Our 22/23 Home Kit is available now! 👇
— Manchester City (@ManCity) May 19, 2022
“Një nga lojtarët më të mëdhenj të Cityt ndonjëherë, Bell ishte frymëzues për klubin. Në vitin 1967 ai udhëhoqi ekipin drejt titullit të parë të ligës në 31 vjet”.
“Frymëzuar nga veshjet e veshura në epokën e Bellit, fanella e re e shtëpisë i bën nder atij si një nga ikonat më të mëdha të Manchester Cityt”.
“Këtu, atje, kudo, Bell ishte një i preferuar i tifozëve për atletizmin e tij të jashtëzakonshëm dhe qëndrueshmërinë e pakufishme. Ai ishte zemra e ekipit”, thuhet në njoftimin e Cityt. /Telegrafi/
It’s all in the detail! 👑🔍
Shop now 👇
— Manchester City (@ManCity) May 19, 2022
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund
"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?