LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Themelimi i LDK-së ishte kthesa më e madhe në identitetin shqiptaro-evropian

Berisha: Themelimi i LDK-së ishte kthesa më e madhe në identitetin shqiptaro-evropian
Foto: Arkiv

Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha theksoi sot se Lidhja Demokratike e Kosovës paralelisht me margjinalizimin e  ideologjisë komuniste jugosllave margjinalizoi ideologjinë e babësenver, e cila e themeluar nga komunistët sllavë, për 50 vite izoloi dhe tjetërsoi kombin shqiptar nga bota perëndimore e civilizuese.

Berisha në një postim në Facebook shkruan se përpjekjet për rikthimin e errësirës nuk janë ndalur e siç po shihet janë aktive sot e gjithë ditën, por pavarësisht metodave e individëve që i përdorin, gjeneza e tyre ideologjike dhe antishqiptare është e ditur.


“Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës me në krye dr. Ibrahim Rugovën ishte kthesa më e madhe shqiptare në rrënjët e veta, në identitetin e vet shqiptaro-evropian.

LDK si lëvizje kombëtare e demokratike iu kundërvu ideologjisë komuniste jugosllave duke bërë një transformim të pashembulltë në të gjitha strukturat dhe në të gjithë popullatën, që do të rreshtohen në rrugën e lirisë, demokracisë e pavarësisë.

LDK paralelisht me margjinalizimin e  ideologjisë komuniste jugosllave margjinalizoi ideologjinë e babësenver, e cila e themeluar nga komunistët sllavë, për 50 vite izoloi dhe tjetërsoi kombin shqiptar nga bota perëndimore e civilizuese.

Përpjekjet për rikthimin e errësirës nuk janë ndalur e siç po shihet janë aktive sot e gjithë ditën, por pavarësisht metodave e individëve që i përdorin, gjeneza e tyre ideologjike dhe antishqiptare është e ditur”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori