Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, është i bindur se klienti i tij do të shpallet i pafajshëm.
Prosper në Klan Kosova, deklaroi se zgjerimi i aktakuzave që u bë në prill të këtij viti nuk e ndryshon lëndën.
“Ne e kemi shikuar këtë dhe nga perspektiva jonë, lënda nuk ndryshon, ne kemi besim në dëshmitë që i posedojmë, besojmë se kur gjykimi në fakt zhvillohet dhe e vërteta del në shesh se Thaçi dhe të tjerët, unë mund të flas për Thaçin, do të shpallet i pafajshëm. Prokuroria po shton gjëra, duke u munduar ta forcojë aktakuzën, por ne besojmë se jemi në pozicion të mirë” tha Prosper.
Tutje, Prosper tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati, prandaj po shton akuza të reja duke u munduar që ta forcoj lëndën, derisa shtoi se nuk pret që aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve të zgjerohet përsëri nga prokuroria.
“Unë nuk pres akuza të reja dhe nëse prokuroria ndien se ka nevojë të vazhdojë t’i modifikojë aktakuzat atëherë kjo lëndë nuk duhet të jetë këtu. E kam thënë këtë në gjyq në vitin e kaluar në një nga konferencat statusore, bëra një pyetje fondamentale: Përse jemi këtu nëse prokuroria nuk është gati? Nëse prokuroria do të kishte qenë gati, ne do të kishim përparuar dhe do të ishim në pozitën që të shkojmë në gjykim dhe ky është një problem fondamental. Ne kemi individë që po mbahen për dy vjet pa e parë asnjë ditë në gjykatë, kjo nuk është e drejtë. Ajo që duam është mundësia të vazhdojmë, duam mundësinë që e vërteta të dalë në pah dhe kur e vërteta të dalë, do ta shohim se ky rast nuk duhet të ishte në këtë gjykatë dhe se zotëri Thaçi është i pafajshëm dhe do të shpallet i pafajshëm për këto akuza”, tha Prosper.
Avokati i ish-presidentit Thaçi thotë se ekipi mbrojtës përballet me sfida në çdo hap të procesit.
“Çdo ditë që kalon, besimi që ky është një proces efikas zhduket, sepse ne kemi pengesa në çdo hap, neve nuk na i japin të gjitha informatat që na duhen, informatat shfajësuese nuk zbulohen dhe ka shumë vonesa kur na është thënë se prokuroria ishte gati. Pra ne, siç mund ta imagjinoni, jemi të frustruar nga ky proces dhe besojmë se është e rëndësishme që njerëzit të fillojnë të shohin se çfarë po ndodh këtu, sepse nga pikëpamja jonë, nga pikëpamja ime, kjo ka filluar ta humbë kredibilitetin”, deklaroi Prosper.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles