Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, sot në një konferencë për media theksuan se Procesi i Berlinit është iniciativa për bashkëpunim ku duhet të fokusohet Ballkani Perëndimor dhe jo “Open Balkan”.
Në pyetjen e Telegrafit rreth iniciativës “Open Balkan”, Osmani tha se nga takimi i fundit i G7 është potencuar se bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor përkrahet në kuadër të Procesit të Berlinit ku Kosova ka treguar konstruktivitet dhe ka për qëllim t’i ofrojë vendet e rajonit drejt BE-së.
“Për dallim prej ‘Open Balkan’ që ka dëshmuar sidomos muajt e fundit se do të rezultonte me hapjen e rajonit tonë për një ndikim më të madh të Rusisë dhe këtë duhet ta ndalojmë me çdo kusht… Po ashtu në vend se ta përshpejtonte ecjen e shteteve tona drejt BE-së do t’i vendoste në dhomë të pritjes dhe do ta zgjaste procesin e integrimit”, u shpreh Osmani.
Tutje theksoi se Kosova vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë, bashkëpunim rajonal por në kuadër të Procesit të Berlinit.
Sipas Osmanit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Serbia nuk mund të flasin për bashkëpunim e parime evropiane kur tentojnë të vendosin çdo pengesë të mundshme ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, organizatë kjo që ka të bëjë me të drejtat e njeriut.
Ndërkaq, Gjukanoviq tha se nuk janë pjesë e iniciativës “Open Balkan”.
“Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik…Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, tha ai.
Sipas tij, ‘Open Balkan’ ka rrjedhë në një moment të depresionit në rajon, kur e ka përfunduar mandatin kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kur u mendua se është vënë në pikëpyetje integrimi evropian.
“Në vend që të kemi nevojë që të krijojmë iniciativa të reja, t’i shfrytëzojmë potencialet e iniciativave që janë”, deklaroi ai.
Ndërkaq, duke folur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, presidenti malazez theksoi se Mali i Zi e mbështetë Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025