Pjesa më e madhe e problemeve të Ballkanit Perëndimor burojnë nga konfuzioni në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.
Dhe këto probleme janë përdorur nga palë të treta që kundërshtojnë interesat e BE-së për të ndikuar në vendet në rajonin tonë.
Ky është vlerësimi i presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, deklaratë e dhënë në Berlin pas takimit me nga homologu gjerman Frank Walter Steinmeier, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kështu, ai vuri në dukje se do të ishte e rëndësishme të dëgjohej një shpjegim më i detajuar i idesë së presidentit Emanuel Macron “për BE-në në dy pista” në periudhën e ardhshme.
Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi ka nevojë për një mesazh evropian – një konfirmim që çdo vend evropian, si dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e kanë vendin e tij në BE.
Ndërsa i pyetur nëse është i shqetësuar për reagimet e shpeshta të kryeministrit Dritan Abazoviq për mbështetjen e Ballkanit të Hapur, Gjukanoviq është përgjigjur negativisht.
“Nuk më shqetësojnë, nuk janë as të reja dhe as të panjohura për mua. Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, ai gjithashtu e mbështet këtë. Gjithashtu, e kam thënë shumë herë se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale. Më tepër e shoh atë si një lloj kopje të Procesit të Berlinit. Dallimi është shumë i dukshëm – Procesi i Berlinit bashkon të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur vetëm tri. Procesi i Berlinit bazohet në standardet evropiane, është komplementar me procesin e anëtarësimit. Ballkani i Hapur nuk insiston në standardet evropiane”.
Ndërsa rreth asaj nëse Ballkani i Hapur është një nismë që do të ishte një alternativë ndaj anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ai është përgjigjur: “Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj është e natyrshme që ne të vazhdojmë me shpejtësi procesin e negociatave me BE-në. Unë besoj se kjo Qeveri do ta bëjë këtë dhe se së shpejti do të zhbllokojmë procesin e negociatave në fushën e sundimit të ligjit dhe kështu do të fillojmë të mbyllim kapitujt e negociatave dhe t’i japim vetes një vrull të mirë në atë rrugë me pjesëmarrje të plotë në Procesin e Berlinit. Unë besoj se Mali i Zi do të vlerësojë avantazhin që kemi ndërtuar në periudhën e kaluar dhe do të bëhet anëtari i parë i ardhshëm i BE-së”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRusia pësoi sulmin më masiv me dron në vitin 2025
Propozohet amendament për mandatin e tretë të Trumpit
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme
Nis bojkotimi i dyqaneve në Kroaci - shkaku i çmimeve të larta
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë