LAJMI I FUNDIT:

Me ftesë të studentëve shqiptarë, Kurti mban ligjëratë të hapur në Universitetin e Michigan

Me ftesë të studentëve shqiptarë, Kurti mban ligjëratë të hapur në Universitetin e Michigan

Kryeministri Albin Kurti, në ditën e parë të qëndrimit të tij në Michigan, me ftesë të Organizatës së Studentëve Shqiptarë, pati një diskutim të hapur me studentë të Universitetit të Michigan-it.

Siç njoftohet, ai foli për punën e deritanishme të Qeverisë, sukseset dhe planet për pjesën tjetër të mandatit.

Si prioritet të qeverisë, ai ritheksoi edhe një herë hapjen e vende të reja të punës dhe rëndësinë që investimet e huaja kanë në këtë drejtim, e sidomos të investimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Përveç prioritizimit të hapjes së vendeve të reja të punës, kryeministri foli edhe për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe për përmirësimet që Kosova ka shënuar gjatë këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe të demokracisë.

Në rrafshin e politikës së jashtme, nënvizoi reagimin e menjëhershëm në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj pas agresionit të paprovokuar dhe pajustifikuar të Federatës Ruse dhe rreshtimit me botën demokratike duke vendosur sanksionet ndaj Rusisë.

Me studentët, kryeministri Kurti po ashtu foli për rëndësinë e transferimit të dijes, angazhimin potencial të tyre në kuadër të institucioneve tona dhe ndërlidhjen me komunitetin Shqiptaro-Amerikan.

Gjatë këtij diskutimi, kryeministri Kurti iu përgjigj edhe pyetjeve të studentëve të pranishëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori