LAJMI I FUNDIT:

PTHP: Sapo të miratohet aktakuza për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, do ta informojmë dhe opinionin për detajet

PTHP: Sapo të miratohet aktakuza për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, do ta informojmë dhe opinionin për detajet

Prokuroria Publike ka konfirmuar se ka aktakuzë për rastin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona. Nga Prokuroria nuk kanë bërë të ditur detaje më të hollësishme se për kë saktësisht bëhet fjalë dhe kush janë të dyshuarit, pasi thanë se ajo nuk mund të dihet në këtë fazë të procedurës.

“Është identifikuar përgjegjësi penale për lëndën dhe në rrjedh është vendimi i Prokurorisë së Lartë. Sapo të miratohet, opinioni menjëherë do të njoftohet për detajet”, thanë nga prokuroria publike për televizionin Klan Macedonia, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, prokurori Lubomir Joveski deklaroi për TV 24 se, kompleksiteti i lëndës kërkon kohë dhe se këto ditë do të ngritët aktakuzë.


“Nuk mund të thuhet se kablloja është fajtore dhe se askush nuk do të përgjigjet. Është e njohur në opinion se prokuroria është duke zhvilluar procedurë për këtë rast. Duhet të kuptoni se bëhet fjalë për tragjedi shumë të madhe, për shumë jetë të humbura të qytetarëve tanë dhe se prokuroria ndërmerr shumë veprime. Janë dëgjuar më shumë se 40 dëshmitarë”, tha Lubomir Jovevski.

Më 8 shtator të vitit të kaluar, shpërtheu zjarr në spitalin modular të Tetovës, që përfshiu gjithë objektin.

Si pasojë e këtij zjarri, humbën jetën 14 persona. Në hetime në lidhje me këtë rast gjatë të njëjtit muaj morën pjesë edhe ekspertë dhe hetues nga Policia Kriminalistike Federale nga Gjermania.

Raporti i tyre prej shtatë faqeve në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë ka arritur më 14 janar.

Prokuroria në tetor të vitit 2021 njoftoi se sipas ekspertizës së MPB-së zjarri në spitalin modular ka qenë pasojë e kabllos vazhduese të ndezur, në të cilën ka qenë i kyçur defibrilatori – aparat për reanimacion, një karrikues telefoni dhe një pajisje tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori