LAJMI I FUNDIT:

Këputet ashensori në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, plagosen dy persona

Këputet ashensori në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar pak para mesnatës në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, pasi ashensori me të cilin udhëtonin është këputur dhe ka rënë në katin e parë.

Sipas të dhënave paraprake, të lënduarit në këtë ngjarje janë punonjësi i spitalit K. D. dhe pacientja V.C. të cilën ai po e transportonte me barelë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2 CNN/