LAJMI I FUNDIT:

Përfundon me sukses faza e parë e kursit të trajnerëve për Licencën B – UEFA

Përfundon me sukses faza e parë e kursit të trajnerëve për Licencën B – UEFA

Në ambientet e Kompleksit Nacional të FFK-së në Hajvali, ka përfunduar me sukses faza e parë e kursit të trajnerëve për Licencën B – UEFA. Edhe këtë vit për t’u pajisur me Licencën – B, kishte një numër të madh të trajnerëve të interesuar.

Drejtori teknik në FFK, Albert Bunjaki, tha se tani janë në fazën e modernizimit të edukimit për licencim, sipas standardeve të UEFA-s, të cilat nuk dallojnë prej atyre në Angli, Francë, apo ndokund tjetër.

Ai tregoi se UEFA, si dhe disa prej federatave anëtare, kanë filluar të punojnë në atë drejtim që të krijohen edhe licenca për grupmoshat e reja.


“I motivoj dhe i ftoj trajnerët që në të ardhmen të mos fokusohen vetëm te Licenca – B për trajner kryesor të ekipit A. Mundesh me e pas një ëndërr gjithmonë që të jesh me grupmosha të reja, pse jo, nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të punosh me këto grupmosha”, është shprehur Bunjaki.

Ndërsa, Elon Berisha, instruktor i licencuar nga UEFA, tha se që kur ka filluar ky kurs e deri më tani, çdo gjë ka shkuar suksesshëm sipas planit.

“Tani është duke u zhvilluar faza e parë e kursit, e cila është si provë e teorive të cilat kandidatët tashmë i posedojnë. Pas kësaj faze, trajnerët do të marrin detyrat, të cilët duhet t’i realizojnë gjatë një muaji, ku më pas do të kthehen prapë në kampin ku po i zhvillojmë stërvitjet dhe do të fillojë faza e dytë. I gjithë procesi për pajisjen e trajnerëve me Licencën – B pritet të përfundojë në fund të muajit qershor”, tha instruktori Elon Berisha.

Edhe kandidatët për trajnerë me Licencën – B janë shprehur të kënaqur me gjithë procesin e këtij kursi.

“Kemi mësuar shumë prej profesorëve si dhe prej kandidatëve me të cilët jemi duke e kryer bashkë këtë kurs për Licencën – B. Unë kam arritur të marrë sheumë informacione të reja dhe jam shumë i kënaqur. Kushtet janë fenomenale, asgjë nuk mungon, si të pjesa praktike ashtu edhe te ajo teorike”, u shpreh Qendrim Berisha, kandidat për trajner me Licencën – B.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kalo në kategori