Zëvendëskryeministrja e qeverisë sllovene, Tanja Fajon është pro hyrjes sa më të shpejtë të Kroacisë në Shengen, por kjo kushtëzohet me zbatimin e vendimit të arbitrazhit për kufirin.
E përditshmja kroate, Veçernjilist raporton edhe një deklaratë të ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman, i cili thekson se hyrja e Kroacisë në Shengen nuk ka të bëjë fare me procedurën e arbitrazhit.
Qeveria e re sllovene do të fillojë mandatin e saj në një kohë rekord, më 3 qershor, vetëm 40 ditë pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat votuesit sllovenë i dhanë besim të jashtëzakonshëm kryeministrit të ardhshëm, Robert Golob dhe partisë “Lëvizja për Liri”.
Ministrinë e Jashtme dhe Evropiane do ta udhëheq kryetarja e socialdemokratëve, Tanja Fajon, e cila do të jetë edhe një nga zëvendëskryeministret e qeverisë së re, raporton index.hr.
Sipas agjencive të lajmeve në Slloveni, Fajon u tha gazetarëve se për marrëveshjen e hyrjes së Kroacisë në Shengen, kjo e fundit duhet të rinovohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të vendosen rregulla të qarta dhe transparente sipas të cilave shtetet mund të hyn në zonën Shengen.
Ajo gjithashtu tha se ishte pro hyrjes sa më të shpejtë të Kroacisë në Shengen dhe se rregullat e përmendura përfshijnë zbatimin e një vendimi arbitrazhi që përcaktonte kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë.
Pas një ndërprerjes dyvjeçare të arbitrazhit gjatë qeverisjes së kryeministrit Janez Jansha, çështja e arbitrazhit është rikthyer në rendin e ditës me qeverinë e Golobit, i cili deklaroi se arbitrazhi mbetet “një spirancë në politikën e Sllovenisë ndaj Kroacisë”, gjë që mund të dërgojë në tensione të reja në marrëdhëniet midis Zagrebit dhe Lubjanës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Momenti kur Hillary Clinton fillon të qeshë ndaj planit të Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës
Presidenti i Panamasë i përgjigjet Trumpit pas deklaratave se do të ‘marrë përsëri’ kanalin
Portreti i gjeneralit Mark Milley, ish-oficeri i lartë amerikan dhe objektivi i Trump, hiqet nga muri i Pentagonit
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Shtatë pikat kyçe të fjalimit të parë të Donald Trumpit si president i SHBA-së
Donald Trump edhe zyrtarisht president i ri i SHBA-së
Trump për gjinitë në SHBA: Nga sot, do të ketë vetëm burrë dhe grua
Biden thotë se ka "shumë më shumë për të bërë" pas fjalimit inaugurues të Trumpit
Trump zotohet të vendosë astronautët amerikanë në Mars: Zgjeroni territorin tonë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet