LAJMI I FUNDIT:

Profesori i Universitetit të Oxfordit: Pavarësisht protestimit të Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’iu bashkuar KiE-së

Profesori i Universitetit të Oxfordit: Pavarësisht protestimit të Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’iu bashkuar KiE-së

Republika e Kosovës të enjten ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Lidhur me këtë, ka folur profesori i Universitetit të Oxfordit, Samuel Ramani.


Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, është shpehur optimist se Kosova mund të bëhet pjesë e KiE-së.

Ramani shpjegon se 46 vendeve anëtare në këtë organizatë, 34 e njohin Kosovën.

Profesori i Universitetit të Oxfordit, Samuel Ramani

E sipas tij, për tu pranuar në KiE, duhen 31 vota.

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

“34 nga 46 anëtarë të Këshillit të Evropës e njohin Pavarësinë e Kosovës”. 31 kërkohen për të miratuar anëtarësimin e Kosovës. Pavarësisht nga protestat e Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’u bashkuar”, shkroi Ramani.

Ndryshe, Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare./Telegrafi/